Shokët që humba
Sa keq më vjen për shokët që humba,
Se di nëse gabova unë, apo ata, se di!
Sot po i kujtoj të gjithë me mall,
Eh, pse dreqin ndodh kjo në shoqëri!
Nuk jam “Mesia” që gjithmonë, fal,
As i pagabuari nuk jam kurrsesi,
Jam dhe unë një frymor mes njerëzve,
Dhe që kam gabuar fare mirë e di.
Sot po i kujtoj që të gjithë me mall,
Po fal dhe më të këqiat, të ndyrën pabesi.
Mos vallë jam jasht mode dhe nuk e kuptoj?!
Se çuditërisht dhe sot, fala përsëri.
Falje po kërkoj dhe unë ku gabova,
Duke ju thënë se kurrë nuk bëra me qëllim e pabesi,
Për çfarë po shkruaj, ndërgjegjen e kam të pastër,
Eh, po më dyshuat ju, vetë zoti e di!
Gjithmonë kam dashur të bëj veç të mira,
Se për dreq këtë botë se mbajti askush,
Të ulem në gjunjë para zotit të vetëm,
Të gjithë vdektarë jemi, e pas nuk ngel kurrkush.
Marë nga vëllimi i tretë me poezi.
“Duart e shtrira mbi re”
Korrektoj. Suada Leka.
AUTORI@Ylli Toska!