Pa paqe bota!
E humba fillin dreqin e humba,
Në botën e ndyrë me sharlatanë,
I ligu feston me dhimbjen e tjetrit,
E mira mbytet, me lotë qan.
Intriga thurret në muret e ftohta,
Nga njerëz të pashpirt, pa dhembshuri,
Kalimtarë jemi o qyqër,
Botën s’e mban, as unë, as ti!
Flasim për paqen që kurrë nuk gjendet,
Me politika dhe histori,
Po luftë e zjarrtë digjet globi,
Nga qenia mjerane, nga ty njeri!
Nuk dimë të mjerët, kush është e mira,
Po dhe të keqen po ashtu,
Se ligjet bëhen nga barbarët,
Nga njerëz pa shpirt edhe pa tru.
Të dish o popull si të përdorin,
Ah, i mjeri ti, dhe i mjeri unë,
Paqe s’do ketë në këtë botë,
Se po ka paqe, ngelen pa punë.
Me luftë do ndizen edhe yjet,
Se djalli s’fle kurrë, eh, të zeztë, ne!
Çfarë parandjenje mos ndodhtë kurrë,
Të lutem o zot, vëru fre!
Marë nga vëllimi me poezi.
“Duart e shtrira mbi re”
AUTORI@Ylli Toska!