17 August, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Opinion

Nga Ylli Pango: Ikonat, rikthim te një temë dite

by News Albania
29/08/2020
in Opinion
0
49
VIEWS
Share on Facebook

IKONAT
(Rikthim te një temë dite)
A behet politike me ikona? Ne vende te zhvilluara si i yni edhe behet.Te ne mjafton te shfaqesh ne TV per nje kohe te gjate, të bësh bla bla bla (Pavaresisht se si, per ke, perse). Edhe te xhirosh bosh. Ama te te shohin. “Epo ky apo kjo qe del gjithnje ne TV diçka eshte”. Thote truri i njerezise. Sidomos në katund. Po dhe ne shumicen e qytetit. Të çdo qyteti. Keshtu gjykohet. Perzgjidhet. Dhe ikonizohet ai apo ajo. Pa ditur ç’ka bere. Vetem me dukje.
Po ç’eshte ikona? Dhe se dyti, ç’ do me thene te behesh simbolikisht ikonë? Në fe. Ne histori. Sot.
Ikona eshte imazh, pikturë e Jezu Krishtit po dhe e shenjteve. Zakonisht ne dru. Varej ne mure,perdorej ne ceremoni fetare ne kisha qe ne kohe te Bizantit. Atje. Ne lindje. Edhe sot. Kurse ne menyre figurative, sot ikone quhet nje njeri qe shihet si simbol, misherim, perfaqesues i nje shtrese, partie, kauze. I denje per veneracion, adhurim. Njeri qe ka lene gjurme duke punuar a luftuar per njerezit.
Shembull:Ne nje universitet te nje kryeqyteti europian, ishrektorin plak dale prej vitesh ne pension, e ftonin çdo fillim viti akademik te dilte e tu mbante nje fjale te shkurter lektoreve e studenteve. Deri sa t’i punonte kemba e dora ai ishte çdo vit atje. Vitet e fundit e mbanin per krahesh.Ishte ikone e atij universiteti. Dekada si lektor. Drejtues i suksesshem. Autor tekstesh. Studiues. Akademik. Shkencetar. Nje jete e tere.IKONE. Edhe ne politike ka ikona. Lidere a politikane te medhenj. Me ide e vepra te medha ne te mire te njerezve.Edhe te gjithe njerezimit.
Pra kemi dy lloj ikonash:ato prej druri qe varen ne mure dhe ato prej mishi e gjaku. Prej njeriu. Prej njeriu te madh.
Tani tek ne. Cili lloj quhet ikone. Media e analistë-ria jone, e pas tyre doemos dhe njerezia, quan ikona ca njerez qe plotesojne tre kushte: 1-Dalin shpesh ne TV. 2-Kane shume kohe neper partira. 3-Shkojne dhe ne ca takime elektorale nje here ne kater vjet. Kaq. Nuk ka rendesi ç’prodhojnë. Domethene mjaltë apo m… Po kaluan ca vite kesisoj e pa ua vene sterkembeshin specia a lloji i njejte ne parti, keta behen “ ikona”. Me të drejte: u bene dekada qe kemi defiçit te madh heronjsh e ikonash prej verteti. (Dhe në keso rastesh ne kalojme ne sufiçit nga zelli e inati). Po pse jo?
Llafollog po. Frekuent ne TV. Si ai. Deputet tre here, pese here( Kush e ka vene? Pse?Çfare ka bere a lene pas? Asgje. Kreu i partise e ka te vetin. Servil. Bosh). Ama ka zene vend ne tru te njerezisë. Gozhde. Po ze ndryshk atje madje.Eshte bere “Ikonë”. “A pa tjeter. Vereni ne liste ate. Se eshte ikone ai. Ajo. Ikone e partise”
Dhe vendi ecen. Bën progres. Vete në Europe. Me ikona sigurisht. Ikonat-stoli: varen ne mur, podiume, shpina kolltuqesh. Nuk levizin kollaj andej. “ I do populli”. Populli u falet. Pret dhe t’i japin per te ngrene. S’andejmi. Nga podiumi.Nga muri.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania