Gjasme humanizmi është thjesht kolla për të fshehur pordhët politike.
Po të ishte për humanizëm nuk kishte pse të negocionte Amerika. Shtetet i bëjnë gjestet humanitare duke mirpritur njerëz në rrezik e nuk bëjnë zë. Dhe ska pse ta zbulojë një angjensi lajmesh se ka bisedime, sepse qeveria humaniste e bën hapur vendimmarrjen e saj!!!
Për humanizmin nuk kërkohet bisedime, por gjeste.
Por është për politikë.
Sepse në Albanistan po të foli mirë ambasada amerikane je Boss!!!
E parashikuam dje edhe llumhanen që do lëshojë bosi që kapet në flagrancë…
Meqë ra fjala, sot pranon publikisht, për herë të parë, se paska strehuar edhe 2000 iranianë… Ngaqë është human dhe transparent, prandaj!