Troç ngà Ylli Manjani
Delet e qeverisë…
Artan Lame është i sinqertë, të paktën. Nuk e sjell fjalën vërdallë fare, por pranon burrnisht se politika e legalizimeve të palegalizueshme ishte për vota.
Ky quhet sinqeritet.
Tjetër gjë argumenti i ligjshëm apo i paligjshëm; i drejtë apo i padrejtë. Tjetër gjë nëse zyra e Kadastrës duhet apo jo të përfshihet në zgjedhje. Diskutim ky që bëhen aty ku ka shtet, jo ku sundon pushteti…
Por qartësisht është i vërtetë. Është një e vërtetë që e dimë të gjithë. E ka denoncuar opozita, Media e së fundi edhe ODIHR.
Lame i provon këto deklarime qarrtësisht.
Strategjia ishte politike. Jo vetëm për Lamen për për të gjithë administradën publike.
Njerëzit, që të mos shkonin si dele te opozita, duheshin mbajtur si dele te qeveria. Te qeveria moniste madje!!!
E morët vesh o njerëz!
Dele jeni!
Hë ta lumsha!
Alamet strategjie.
Në mos Lame, një tjetër do ta bënte këtë gjë sepse pushteti është mbi shtetin. Por Lame e pranon këtë gjë. Të tjerët e mohojnë; e gëlltisin; e fshehin. Gënjejnë për të fshehur gënjeshtrën e mëparshme. U ka zënë rrena rrenën e tashmë nuk merret vesh as cila rrenë është në fuqi…
Tani, ato që kanë banesa të palegalizueshme ti shëmbin vetë.
Sa më parë.
Pa vonesë.
Mos i detyroni edhe forcat e rendit që të harxhojnë kohë me ju..
Shëmbini vetë ato shtëpi a ç’keni bërë dhe votën prapë t’ia jepni pushtetit!
Si dele. Ashtu ju quajnë. Dele të qeverisë.
Artan Lame u doli borxhit.
Pranoi publikisht që u ka gënjyer për vota, për llogari të pushtetit.
Por po u thotë të vërtetën tashmë: ato shtëpi NUK LEGALIZOHEN!
Ndaj shembini e rrini squk!
Dhe mos harroni: fajin e ka Saliu!