Vrasja e 20-vjeçares britanike në Greqi, nënë e një fëmije mbërtheu prej më shumë se një muaj median dhe opinionin publik pa dallim kufijësh shtetëror. Jo vetëm nisur nga mosha e viktimës por dhe mënyra e vrasjes së saj ngjalli interesim të jashëzakonshëm të medias për të mësuar të vërtetën dhe për të dalë si te motivi i vrasjes dhe autori apo autorët e mundshëm! Së fundmi dhe e vërteta doli nga hetimet greke, por duke lënë një shije të hidhur mbi kurriz të shqiptarëve! Autori i krimit u provua dhe u pranua se është bashkëshorti pilot i 20-vjeçares së ndjerë! Policia greke gjatë hetimit të ngjarjes hodhi “dyshimet”në publik se autori apo autorët janë shqiptarë! U motivua prej saj kjo “taktikë” hetimore për të ‘trullosur” mendjen e autorit kryesor për të cilin policia kishte patur dyshime të arsyeshme që në fillim të pasngjarjes! Dihet dhe është praktikë e përdorur prej shumë policive që në raste të tilla për ta bëre efikas hetimin krijojnë dhe alibira për ta vënë në “gjumë” autorin apo autorët e dyshuar! Deri këtu mund të jemi ok! Tani që e vërteta doli a duhet reagim publik nga policia greke? A duhet të dalë me një sqarim dhe deklaratë ndjese ndaj shqiptarëve?! Pa diskutim që po! Deri tani nuk kemi informacion nga shteti helen. Nëse policia greke nuk reagon a është i justifikuar mos reagimi i Ministres sonë të jashme Olta Xhaçka? Sigurisht që jo! Ajo duhet të dalë në konferencë për mediat dhe gjithashtu ti drejtoj notë proteste ambasadës greke në Tiranë! E ka detyrim! E ka për detyrë!
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)