Fakt: Newsalbania.al e para media që zbuloi zullumet e drejtorit Flamur Mato në Albpetrol! SPAK duhet t’a arrestojë në kushtet e flagrancës!
Nga Vladimir Muçaj
Në rubrikën : ‘Kur do ndalet degradimi i Kompanisë Albpetrol sh.a kemi sjellë në harkun e rreth një muaj e gjysëm shumë kronika për skandalet në Albpetrol, për abuzimin me detyrën të Flamur Matos, drejtor. Shikoni faktet e reja: 10 ditë para zgjedhjeve, drejtori i “Albpetrol” shiti 100 000 ton naftë me dajak, pa garë, e me çmim fals
Dokument që fakton, se deputeti i zgjedhur Petro Koçi, nuk paska folur kot, kur ka denoncuar tenderët dhe ankandet klienteliste të porositur nga të fortët e pushtetit në Fier, për t’ua dhënë “të fortëve” të krimit që financojnë e garantojnë blerje votash; Newsalbania.al mbushi plot një muaj e gjysëm që denoncon publikisht me shkrime në Rubrikën : ” Kur do ndalet degradimi në Kompaninë Albpetrol”. Eshtë për tu përshëndetur që këtij zëri denoncues po i bashkohen dhe disa aktorë e faktorë të politikës si dhe shumë media të pavarura nga kompania Albpetrol dhe bashkëdrejtuesit Flamur Mato& Baftjar Zeqaj. Le të shkojmë tek tema! Në rastin konkret, drejtori Flamur Mato e ka bërë këtë shitje 5 ditë pas emërimit në detyrë dhe me ankand të paligjshëm.
Nëse SPAK-ut i nevojitet ndonjë provë konkrete, për mafien e strukturuar “Pushtet-Biznes” të tenderëve në Fier, po e ndihmojmë me 1 nga ankandet që ka bërë drejtori i “Albpetrol”, Flamur Mato, pazar tipik nga ato që denoncoi deputeti i zgjedhur Petro Koçi.
Bëhet fjalë, për 100 mijë ton naftë, shitur më 14 prill 2021, ose 10 ditë para zgjedhjeve; firmosur nga drejtori aktual i “Albpetrol”, vetëm 5 ditë pas emërimit në këtë detyrë, për të vazhduar pazaret e ish-drejtorit Baftjar Zeqo.
Sasia e naftës është shitur pa zbatuar koofiçentët e përditësuar të Bursës ndërkombtare dhe tabelës së çmimeve fizike, që ka afishuar Dogana në buletinin e prokurimeve ditën e shitjes.
Po kështu, është bërë rritje fiktive në favor të firmës private, me 40% në koston ton/kilometër, të transportit nga pikat e “Albpetrol” deri në destinacion tregu, që ishte Porti-Vlorë.
Përveç çmimit skandaloz, gjithë procedura e shitjes është bërë në shkelje të plotë të ligjit e si “shitje emergjence”, kryer brenda 7 ditëve, kur afati kohor minimal i çdo ankandi është 3 muaj.
Shkelje e rëndë ligjore e qëllimshme, për favorizuar blerësin e paracaktuar të kësaj sasie nafte “EUROPETROL DURRES ALBANIA” me pronar Friden Kuqi; është fakti se drejtori Flamur Mato, nuk e ka publikuar njoftimin e Ankandit në “Buletinin e APP” e në gazeta ndërkombëtare, por vetëm në 2 gazeta brenda vendit.
Ankandi nuk është bërë për pjesëmarrje ndërkombëtare, siç e detyron ligji për tregtimin e mallrave që kuotohen në Bursë, por u bë me shitje të mbyllur brenda vendit.
Në shkelje të plotë të ligjit, shitja është pa çmim kuotë “starti” ankandi, por vetëm me çmim të ofruar nga pjesëmarrësi i vetëm “EUROPETROL DURRES ALBANIA” dhe vetëm me 1 ofertë; kur sipas ligjit, ankandet nuk mund të zhvillohen pa 3 garues, në të kundërt përsëriten.
Firma e shpallur fituese, nuk është e pajsiur me “Licencë 0/A” për përpunim teknologjik hidrokarburesh bruto, si dhe nuk ka patur kontratë apo akt-marrëveshje me një rafineri të licencuar jashtë Shqipërisë, ku ka deklaruar se do importojë naftën.
Aq i dukshëm është abuzimi i drejtorit Flamur Mato, sa ankandin e bëri brenda 7 ditësh, ndërsa bosit të firmës “EUROPETROL DURRES ALBANIA” që i dha 100 mijë ton naftë me letra false e çmim me 48% humbje për shtetin, i ka lënë 15 ditë afat për lidhje kontrate.!!! Kjo shitje në sasi të mëdha u konsiderua nga dyshja Zeqaj& Mato si një arritje profesionale e tyre dhe një grupi të vogël në Albpetrol të afërt me “oborrin” nepotik të drejtuesëve! Jo vetëm kaq por pas lajmit të “suksesit” nuk munguan as shpërblimet për një rreth të ngushtë punonjësisht të zgjedhur dhe përzgjedhur nga vetë drejtori Flamur Mato! Në këtë atmosferë “suksesi” nuk munguan gjithashtu dhe turnet e qejfit me grupin e përzgjedhur sigurisht nga Drejtori Mato & suita e tij! ( Kaq dhe për sot!)