Nga Vladimir Muçaj/ Analizë &Opinion: Si i dështoi skenari politik ish-drejtorit të Albpetrol-it Baftjar Zeqaj për ish-in e radhës Flamur Mato!
Ndodh shpesh që jo të gjitha synimet, objektivat, orekset, skenarët, skenat dhe prapaskenat të mos realizohen përtej dëshirave të gjithkujt! Kështu ndodhi me ish-drejtorin e Kompanisë Albpetrol sh.a Baftjar Zeqaj tashmë në prag të marrjes së mandatit të deputetit për njësinë Rroskovecë në Qarkun Fier. Zeqaj që në ditët e para të emërimit drejtor në Albpetrol emëroi Flamur Maton drejtor të prokurimeve dhe fill pas tërheqjes së tij për shkak të kandidimit ndikoi që kolltukun e drejtorit të mos e zinte kush tjetër veç Flamur Matos ( ose Mulit siç i flet miqësia e tij me përkëdheli).Mato drejtor, Zeqaj deputet dukej se punët u shkonin vaj! Kur ende nuk kishin plas skandalet në Kompaniné Albpetrol sh.a për aferat me tenderat miliona euro dhe gjithashtu para se Mato të shkarkohej dhe të merrej nën hetim Zeqaj ndërtoi dhe punonte për një skenar politik për Flamurin dhe për vehte kuptohet! Edhe pse i bindur për rezultatin e dobët që mori si deputet në Rroskovec, dhe pse gjithashtu Mato me origjinë nga Rroskoveci por askush nuk dëshironte ta përshendeste apo ti jepte dorën Zeqaj e shpalli një ditë skenarin e tij! Në një mbledhje të asamblesë së PS-së në Rroskovec e tha hapur cilin do motivonin e perfomonin për kryetar bashkie në mandatin e ardhshëm! Ai do të ishte sipas Zeqajt , Flamur Mato! Sipas burimeve tona brenda kësaj mbledhjeje( një muaj e gjysëm më parë) të pranishmit kishin paré njeri-tjetrin në sy në shenjë mosaprovimi! Thënë më shkurt! Baftjar Zeqaj e kishte këtë skenar politik në kokë dhe mendje që Flamur Matos t’i jepte mbështetje për ta bërë nesër kryebashkiak të Rroskovecit, pikërisht atje ku drejton me dorë të hekurt zonja Majlinda Bufi! Në këtë skenar politik unë mendoj se nuk është anashkaluar dhe konsulenca politike me Petro Koçin e emëruar kryetar partie në Fier! Të dy ish-drejtorat e Albpetrilit Zeqaj&Mato jo vetëm nuk shkëlqyen në drejtimin e Kompanisé, por e “telendisën” edhe më keq até! Duke parë rrjedhën e zhvillimeve të ditëve të fundit mund të themi se Skenari Baftjar&Flamur dy ish-drejtora në Albpetrol dështoi pa filluar! Aktorët u thyen që në daljen e paré në skenë! Nëse shtojmë dhe faktin që Flamur Mato u shkarkua me ceremoni nga Kompania dhe tashmé është nën hetim për pazare tenderash nuk besohet të jetë i realizueshëm skenari politik i Zeqajt!.. Skenari Zeqaj mbetet një “mision” i pamundur!. Ata nuk i “tradhëtoi” koha! Të dy sipas mendimit tim i “tradhëtoi” Vetvetja.! Në një shprehje thuhet : “Koha nuk ndalet”! E besoj se koha do nxjerrë në pah gjithçka pa selektim për të gjithë! Unë jam besnik i KOHES!…