Nga Vladimir Muçaj: Plagosja e Kavajës, reagimet politike dhe policët palaço të kryepolicit mediokër Ardi Veliu!
Në këtë prag përmbyllëse të fushatës zgjedhore ngjarja më e rëndë padyshim ishte plagosja e aktivistit të PD-së në ambjentet elekorale të kësaj partie. Përpos çka pamë e dëgjuam në raportimet mediatike dëshiroj të cek dy-tre qëndrime të mia personale rreth ngjarjes. Reagimi i kreut të PD-së Lulzim Basha ishte mëse normal dhe i motivuar! Po kështu dhe i Presidentit Meta! Gjithashtu dhe reagimi i Edi Ramës ishte i menjëhershëm! Nëse do komentojmë qëndrimet e tyre unë do të thoja: Qëndrimi i Ilir Metës ishte gjyëm i drejtë e gjysëm acarrues dhe agravues duke akuzuar Ramën se ai është nxitës i ngjarjes!! Përtej reagimit politik të Lulëzim.Bashës dhe ky ishte në të njëjtën linje e dozë agravuese si dhe Ilir Meta! Nëse do mendonim që në raste të tilla të rënda autor nxitës do kishim kryeministrin apo Lulin e Metën do ishte një fatkeqësi e shtuar nga politika në kurriz të qytetarëve përtej përkatësive partiake! Unë di shumë mirë që njerëz problematik, militant ‘të sëmurë’ arrogant e me precedent ka dhe LSI dhe PD dhe PS! Kurrsesi këta tipa që ngjiten pas partive të radhës për interesa personale nuk mund të jenë dominant në dinamikën zgjedhore. Në raste të tilla duhet të zgjohet policia, prokuroria për të bërë zap çdo individ problematik në.Kavajë në Tiranë, Fier, Sarandë, Tropojë e kudo qoftë! Politika dhe politikanët le të flasin, por duhet të bëjnë një hap pas nga institucuonet që përmenda më lart! Fakti që autori kryen aktin e rëndë dhe nuk bie në pranga të policisë është për tu komentuar fort! Sipas meje shumë policë në radhët e kryepolicit më të paaftë të historisë policore në 30 vitet e fundit Ardi Veliu ose janë si Veliu të pazozë ose të bërë njësh me problematikët e qyteteve. Prandaj dhe ata nuk kapen në kohën e duhur! Shumë policë( të kuptohemi jo të gjithë) të thjeshte e shefa barkalecë e kanë të kollajt të merren me përfaqësuesit e medias, me njerëz te thjeshte dhe pa probleme sesa me problematikët qe njihen fort mire prej saj ne qytete. Keta problematikë nuk goditen dhe per nje arsye te thjeshte! Sepse kane te njejten biografi si shume barkaleca te Ard Veliut ne radhet e policise se shtetit! Shumë keq që kështu është!…