Protokoll i lodhshëm deri në mërzi në datë përvjetorin e pavarësisë.
U bë kohë e gjatë që vëzhgoj organizimin , të pranishmit , citimet në organizimet protokollare të institucioneve të qytetit të Fierit vitet e fundit .Nuk e di pse më ngjallin ndjesinë e mërzisë dhe të shëmtisë njëkohësisht.Shoh pothuajse çdo vit të njëjtat fytyra ( për mos të thënë surretër ). Kjo për hir të së vërtetës nuk është se më shqetëson shumë pasi ata janë të abonuar për vite me radhe që të jenë pjesë e këtij teatri të shëmtuar.Gjëja që më shqetëson më shumë është mungesa e të rinjve në të tilla shfaqje protokallare , është mungesa e pjesëtarëve të shoqërisë civile , mungesa e aktorëve të ndryshëm që hipotetikisht mund ta kenë shumë herë më të lartë ndjeshmërinë dhe respektin për mëvehtësinë e atdheut tonë sa gjithë të pranishmit te lapidari të marrë së bashku gjithë të pranishmit!
E ky shqetësim bëhet e dhe më i madh kur shoh aty që individi më i ri në moshë mund të jetë drejtoresha e arsimit 43 vjeç dhe e mbyll i përhershmi Vangjel Nreko 72 vjeç(Këshilltar që në “kohën” e Këshilltarëve të Hekalit”) me në krah kryetarët e shoqatave gjoja atdhetare e broçkulla të këtij lloji.
Unë gjykoj për sa mund të jemi ende në kohë të tregohemi më të vërtetë e profesionalë dhe të mundohemi që ta përcjellim edhe tek brezi i ri mesazhet , emocionet dhe gjithçka ka të bëjë me ndjenjat e atdhedashurisë duke i ftuar edhe ata pikë së pari në të tilla ceremoni të zymta protokollare që duken të tilla jo nga kushtet e motit por nga prania e të njëjtëve njerëz të pranishëm në çdo mot dhe nga organzimi mediokër që duket si fotokopje tash e 30 vjet.!
Nqs nuk reagojmë më ndryshe karshi kështu organizimesh dhe nuk reflektojmë qasje krejtësisht të re rrezikojmë që pas disa vitesh kur Vangjelët,Petrot dhe Netat të mos jenë më të mos krijojmë më prtokolle festive dhe të mos nderojmë më ditën e pavarësisë e flamurit.
Nevoja është ulëritëse për tju drejtuar brezit të ri dhe për ta bërë koshient se atdhedashuria është ndër ndjenjat që e lartëson më së shumti natyrën njerëzore por duhen gjetur mjetet dhe mënyrat pêr ta evokuar këtë ndenjë tek ata. Duhet medoemos ndërruar edhe të abonuarit në të tilla ceremoni shabllon si të dështuar për të percjellë mesazhe të qarta dhe të gjithpranueshme edhe për shoqërinë civile që përtej politikës e duan dhe e nderojnë shumëfish .
Sa jemi në kohë kjo thirrje shpresoj të shkoj në veshin e duhur e që dëgjon , në mënyrë që e ardhmja të na i kursejë këto shfaqje lodhëse deri në mërzi dhe që nuk ngjallin respekt tek askush tjetër në qytet jashtë të pranishmëve.!…
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka