Kartolina e qeverisë për pensionistët fierakë dhe jo vetëm .
Eshtë trishtuese (nuk di në kjo është fjala e duhur ) situata e krijuar para ambjenteve të filialeve të Postës Shqiptare në Fier ku shikon grumbuj pensionistesh,invalidësh e pjesëtarë të tjerë të kategorive në nevojë tek rrinë me orë të tëra para sporteleve për të tërhequr shpërblimin prej 5000 lekësh që qeveria i akordon çdo fund viti për ta.
E teksa politologë, llafollogë e gjithologë në media e kudo zbërthejnë teoritë politike , nismat ligjore e sociale që kjo qeveri e kjo klasë politke ndërmerr tash 30-të e kusur vjet ti përballesh me realitetin e vetëm e të prekshëm kur shikon radhët degjeneruese apo më keq akoma përgjigjet që vijnë nga brenda sportelit se “lekët mbaruan” për të kuptuar se kemi dështuar të gjithë si shoqëri në çdo qelizë! Tē tjerat janë dokrra e pallavra ambasdoresh , autokratësh ,servillash dhe lloj lloj qenie të pështira që u mbushin mendjen shqiptarëve se ky vend ka bërë përpara dhe se është më pranë anëtarësimit në BE se kurrë!.Një pohim hipokrit e neveritës kur të dalin përpara syve radhët e pensionistëve para postave në Fier e mbase dhe kudo nëpër Shqipëri tek rreken për të mar një gjel deti me aq e aq stërrmundime.!
Më dhemb tej mase në shpirt teksa vërej këtë pamje që duhet pa dyshim të shërbej si një apel therës për gjithë shoqërinë tonë për të kuptuar se ku jemi katandisur në nivel qeverisës e më tej.Jo në një vend anëtar të BE-së por edhe në vendet fqinjë të rajonit drejtori i postes duhej të ishte zhdukur bashke me soj e sorollop , e pas tij ministri i financave,i thesarit dhe dreqi dhe i biri.! Por paradoksalisht në këtë vend asgjë nuk ndodh , asnjè gjethe nuk leviz, e pensionistet orvaten orë e orë të tëra e mbase dhe ditë për të shkretin “gjel” dhe dyshoj pastaj në u vjen më për ta ngrë apo për ta pështyrë.!
Nuk e di ta them apo ta parashikoj se edhe për sa kohë shoqeria jone apo edhe qeveria do të vazhdojë ti poshtërojë me të tillë qasje pensionistët dhe jo vetëm! Di që do të jem gjithmonë i gatshëm për të ngritur zërin e për ti qëndruar pranë atyre në cdo kohe mbase për tu kthyer një fije dinjitet në trajtim gjë që kjo qeveri as dënjon tua japë përtej 5000 lekëshit të famshëm.! E ngrita zërin për veshët që duhet të dëgjojnë! E ngrita zërin sa munda, megjithë dozën e mingarkuar të shpresës së humbur edhe pse në fjalët tona të arta shpesh bëlbëzojme togfjalëshin “Shpresa vdes e fundit”!
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka