Nga Vladimir Muçaj: Ish-drejtori i Albpetrol Flamur Mato për zullumet në Kompani rrezikon burgun!
Flamur Mato rreth një vit më parë u “arratis” nga pozicioni i punës në bashkinë Fier për tju përgjigjur ofertës së Batjar Zeqaj (drejtor) në pozicionin e drejtorit të prokurimeve në Kompaninë Albpetrol sh.a. Për shkak të kandidimit të zotit Zeqaj për deputet Matos i “shkëlqen” fati për tu “ngjitur” në detyrë. Me bekimin e ish-drejtorit Zeqaj Flamur Mato emërohet drejtor i Albpetrol duke u bërë edhe më i “plotëfuqishém”. Për Maton filloi një etapë e re në karierën e tij edhe pse ai vinte nga një profil i ulët profesional! Media online Newsalbania.al në investigimet e saj për një periudhë një mujore, fund qershori dhe korrik 2021 publikoi shumë shkelje dhe abuzime të kryera në këtë kompani nga të dy bashkëdrejtuesit e Albpetrol sh.a, Baftjar Zeqaj&Flamur Mato! Objekt i denoncimeve publike nga ana e Portalit ishin mënyra e rekrutimit në punësime, nepotizmi, tenderat e dyshimtë, pagesat e shumë punonjësve të cilët ose ndodhen jashtë shtetit ose nuk frekuentojnë asnjë ditë punën! Portali nxorri emra konkret në këto publikime! Flamur Mato&Baftjar Zeqaj të kapur mat e anatemuan portalin duke u shprehur se qëllimi i medias ishte prishja e imazhit të Kompanisë Albpetrol!!! Përtej perceptimit të tyre këto konstatime mediatike nuk ranë në vesh të shurdhër. Ministria e linjës ajo Energjetike një javë më parë e shkarkon nga detyra e drejtorit Flamur Maton me motivacionin e rëndë: “Shkelje të ligjit në zhvillimin e tenderave” në Kompani! Jo vetëm kaq! Për rastin “zgjohet” zyra e Krimit Ekonomik e cila e fut në “sitën hetimore” Ish-drejtorin Flamur Mato duke e marrë në pyetje dhe bllokuar pasaportën me qëllim që Matos t’i pengohet një arratisje e mundshme jashtë vendit! Sipas informacioneve të Newsalbania.al Mato për ti shpetuar darës hetimore ose më saktë për ta hequr përgjegjésinë nga vetja ka zgjedhur rrugën pa rrugë që mund ta fundosë edhe më shumë penalisht! Ai ka deklaruar se në dhënjen e tenderave ka qenë i urdhëruar nga qeveritarë e deputetë! Nuk dihen ende emrat të cilët ka përmendur Mato prané krimit ekonomik! Më herët u deklarua nga deputeti Petro Koçi se persona të fuqishën në Fier kërcënojnë drejtues insitucionesh për të përfituar tendera nga fondet publike! Ai nuk përmendi emra por gjithçka në vijim u nënkuptua se bëhej fjalë për Kompaninë Albperol sh.a! Atëherë lindin pyetjet: Ish-drejtiri Mato mori vendime nën presionin e të fortëve??!! Pse nuk denoncoi?! Mori vendime nën urdhërat e njerëzve të pushtetit?! Përse nuk denoncoi?!! Sido që të rrotullohen deklarimet e tij sot e vijim Flamur Mato ish-drejtor në Albpetrol sh.a është kapur “Shah-mat”! Sipas juristëve ekspertë të fushës Flamur Mato në fund të hetimit rrezikon deri 5 vite burg për té gjitha shkeljet ligjore që ka kryer në Kompaninë Albpetrol sh.a. A është i vetëm ai në këtë situatë? A do të marrë me vehte dhe të tjerë Flamur Mato? Këtë do e shohim në vijim të hetimeve të cilat po ecin intesivisht!..