Kanë kaluar më shumë se dy javë nga zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit ndaj mendoj se analiza për to mund të bëhet më e ftohtë.Kam qënë gjithë kohës dyshues nëse Lulzim Basha do t’ja dilte një ditë të fitonte qoftë dhe vetëm një betejë politike përballë Edi Ramës por ndodhi që pikëpyetjet të shuheshin e të merrnin një përgjigje shteruese sapo filluan te numëroheshin kutitë e para të fletëve të votimit në çdo qark.Lufta u humb në 25 prill .Por cilat ishin betejat e humbura më parë që paralajmëruan disfatën e fundit?
Do e nis renditjen që prej kronikave të fillimit të vitit 2014 për të parë e analizuar më qartë betejat e humbura të Bashës që nga zgjedhja nē krye të PD-së e që kulmuan në fund me humbjen e luftës që me shumë gjasa do jetë përmbyllëse në gjithë listën e humbjeve që ka koleksionuar në rrugëtimin e tij plot dritëhije në politikën shqiptare..Kjo mazhorancë qeverisëse filloi të endte pëlhurën e fitoreve që kur u hartuan draftet e para të ashtuquajturës reformë territoriale e nga ku dallohej qartë që po bëhej një copëtim territorial që nuk synonte thjesht dhe vetëm një ndarje të re territoriale sipas kërkesave të kohës dhe rekomandimeve tē BE-së por qartazi një nismē djallëzore e cila çonte ujë në mullirin e PS-së e nga ku më pas do të maksimalizohej vota e majtë.Në kohën që krijohej e votohej kjo lideri i PD-së nuk u përfshi asnjë moment me ndonjë propozim konkret por i qëndroi larg siç djalli temjanit.Reforma kaloi zonat zgjedhore ndryshuan,zgjedhjet erdhën ,PS-ja fitoi çka mundi ,Luli qëndronte i heshtur duke vështruar nga larg dhe duke menduar të fillonte ndonjë luftë.
Kaluan dy vite nga zgjedhjet vendore të vitit 2015 dhe erdhën të përgjithshmet e vitit 2017 ku përsëri Luli vështroi ata ja vodhën Luli dhe PD humbi sërish.U mendua gjatë dhe vendosi të digjte mandatet ti bënte shkrrum e hi.Kontribuoi vetëm me një togfjalêsh të pa hasur më parë në terminologjinë poltike siç ishte “djegje mandati” pasi mandati fitohet dhe dorëzohet,pra hiqet dorë nga përfaqësimi .Lideri demokrat kësaj radhe qëndronte kryelartë se akti prej piromani të vërtetë qê kishte ndërmarrë do të sensibilizonte gjithë selitë diplomatike në Tiranë e do ta përcillnin mesazhin se parlamenti shqiptar qe tejmbushur me hajdutë e kriminelë .Kësisoj diplomatët do bënin që gjithë bota mbarë do e mësonte të vêrtetën çfarë kishte ndodhur në Shqipêri dhe pastaj të majtët do të largoheshin me turp nga andej . Asnjë efekt nuk pati kjo vendimarje ,dëahtoi edhe kësaj radhe me sukses.
Prag zgjedhjesh 2019 del lideri flet nuk hyjmë në zgjedhjet vendore me bandat me kriminelat dhe ashtu u bë.Zgjedhjet u bënë e u fituan se skish si të ndodhte ndryshe pak të çuditshme në retorikën politike megjithatë nga përfaqësues politikë të një niveli të lartë që vinin nga vendi që eksporton demokraci nëpër botë u konsideruan të shkëlqyera.
Beteja e fundit 25 prill .Zhvilloi fushatën e vet sipas modelit të vet dhe premtoi se do ti mposhte bandat në pushtet me çdo çmim se kësaj radhe përveç elektoratit të djathtë do ti vinin në ndihmë shqiptarët e ndershëm e zemërplasur nga keq qeverisja.Asnjë e re nuk ndodhi ,qasja e re poltike prodhoi përsëri të njëjtin rezultat.Koleksionoi disfatënne radhës dhe pa humbur kohë filloi të mendonte se si do tu hidhte hi syve përsëri se nuk kishte humbur por kishte fituar.
Në mbyllje të këtij shkrimi do të shpreh mendimin tim personal bazuar në një parafytyrim konician se si duhet të ishte një lider opozitar. Duhej që të ngrinte zërin e të çirrej me sa mundte për inceneratorët, një aferë
galopante që në vend të plehrave me shumë gjasa do të djegë miliona euro të taksapaguesve shqiptarë. Një opozitë e fortë dhe serioze duhej të kuidesej që Beni mesuesi i anglishtes nga Gjirokastra të kthehej e tu mesonte anglisht në auditoret e studentëve pranë Universitetit me emrin e nderuar” Eqerem Cabej” e tu qendronte me mijra milje larg parave publike te buxhetit te shtetit. Ogerta të kthehej drejtoreshë në bashki dhe në orar pushimi të shikonin filxhanin pasi te kishin konsuar kafe turke e aty te merte dhe Belin e te organizoni shkuma party ne jug.Duhet të përballej ashpër në nivel vendor pasi që aty administrata po mbushet me 75 vjeçarë që të vetmin kontribut ne jetën publike e japin në 5 maj duke vendosur kurora kortezie tek varrezat e dëshmorëve dhe pjesen tjeter te vitit vegjetojnë për shtat palë qejfe .Kauza për të bërë opozitë të ndershme e cilësore realiteti ynë ofron pa fund por Kryedemokrati aktual hera herës më shembëllen me figura te dala nga legjendat e folklorit spanjoll te periudhës së mesjetës . Nuk doli në asnjë moment dot mbi përshkrimet që e identifikonin si një pazarxhi i rëndomtë kauzash opozitare duke u karakterizuar thjesht e vetëm si një politikan kalimtar peng i vetëm i të shkuarës së vet e duke mos reflektuar për asnjë moment profilin e një strategu projktues i të ardhmes individuale dhe gjithë forcës politike që përfaqësoi nē politikë.Ajo që unë lexoj në sytë e mijrave demokartëve fierake e jo vetëm është nevoja ulëritëse që ka kjo parti për të hapur sa më shpejt “audicionet” në kërkim të një talenti politik të aftë e të sinqertë i cili në pentagramin aktual poltik të hedhë nota të një opozitarizmi gjithëperfshirës të drejtëpërdrejtë dhe me një shkëputje radikale nga gjithë politikëbërja e deritanishme.Vetëm kështu PD-ja dhe djathta në tërësi do të kthehet të mar drejtimin e vendit pêr ta qasur atë më pranë Europës ,mision ky i ngjizur ne ADN-ënë e saj.Dhe deri sa të djathtët në Shqipëri të zgjedhin drejtuesin e tyre ideal me këtë që i udhëheq tani do të vazhdojnë të ndihen po njësoj “të humbur por krenarë”.