OPINION: Edi Rama nje i”çmendur” qe duhet te qeverise dhe pak!
E ndjek cdo minute kurben e zhvillimeve politike ne vend. Pretendoj brenda modestise se e njoh mire”kazanin” politik te opozites dhe pozites gjithashtu! Te dy krahet e kesaj politike kush me pak e kush me shume jane zullumqare hipokrit e te perzier ne korrupsion dhe afera te ndyra pushtetore! Nese do te beja ballance e kam te veshtire te them nga anon “koqja” e kandarit! Nje gje di ta them mire! Tek kjo opozite rendojne shume gjynahe. PD-ja tradhetoi te persekutuarit tradhetoi idealistet e dhjetorit! Nuk vuri piketa zhvillimore per pronen private! Sa kohe ne pushtet karrigexhinjte e saj vodhen e cfare nuk bene! PD-ja dhe Saliu ne krye nuk u sollen ne pritsherite e aspiratave dhe shpresave te shqiptareve! Saliu si ish komunist i thekur kur kuptoi se e mbushi kupen me gjithcka “polli” Lulin kryetar duke i vene sterkemesha kandidatit pontencial per kreun te ndjerit Sokol Olldashi! Emeroj ne PD kryetar Lulin! Lulin “hollandez” qe me leket e kryepiramidalit Vehbi Alimuca dajua i bashkeshortes bleu shtepi lluksoze ne Hollande! Tani Luli i “paster” dhe pa asnje kontribut politik kerkon te mare majen e qeverisjes me Moniken e Ilirit per te cilet cfare nuk ka thene per ata tre vjet me pare! Kerkon te vij ne pushtet kur mbi shpatulla ka vrasjen e 21 janarit vjedhjen e rruges se kombit dhe dyshimin e besueshem te eleminimit te konkurentit politik Solol Olldashi! Kerkon te “gropos” politikish Ramen! Edhe pse ky i fundit ka gjynahet e veta pafund ne qeverisje nuk besoj se Luli dhe te tjere do e “hane” politikisht! Edi Ramen dhe shumica e shqiptareve e votojne! Ketu qendron dhe paradoksi i realitetit tone politik! Shumatorja votuese shqiptare e majte e votojne Ramen si te majte per inerci dhe te PS-se si force e lindur nga e majta! Por a eshte sot i majte Edi Rama per na kapitali qe mbart? Une them qe jo! Si mbyllje te opinionit tim duke e njohur “kazanin” politik them qe Edi Rama edhe pse duhet te iki…une them duhet te rri ende ne pushtet!…
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka