Nga Vladimir Muçaj
Opinion: Deputetët e Fierit duhet të largohen, jo si gra e burra të keqinj, por si të konsumuar politikisht!
Nuk është se mu shkrep ashtu kot per te hedhur një opinion të pergjithshëm për deputetët aktual të Qarkut Fier. Kjo ide mu “shkrep” nga shume kontakte me njerezit në një zgjatim të hershem të kohes. Ne gjykimin tim personal nëse i citoj emër për emër me njohin mirë dhe mirë i njoh madje kemi raporte shumë korrekte dhe miqësore ndër vite. Keto raporte jane ndër vite, ata né llogoren e tyre politike unë në atë të gazetarisë. Pertej késaj mardhënie njerëzore nuk besoj se dikujt i “shkel” në hak për të thene hapur pa dorashka dhe troç se çfare opinioni rrotullohet ne mjedisin publik për ta. Opinioni i tyre puthitet mire dhe me opinionin tim duke pretenduar se jam i kujdeshem dhe i vemendshem per çka une shkruaj.Nuk jane te pakte ata socialistë qe “rrefehen” tek ne gazetaret dhe zbarazin pakenaqesite e tyre per deputetet. Ata shprehen dhe anonim kerkojne të mbesin. Arsyet janë thjeshtësisht të kuptueshme! Le t’i marrim me radhe. Xhavit Bushi: Burrë babaxhan per raki e dolli.Ka lezet ta kesh në qoshe te miqeve, por vetem kaq! Nder vite ka “kullotur” mire ne tapetin e pushtetit. Here drejtor banke, Prefekt e tashme deputet liste ne mandatin e dyte. Nuk te bënë keq,por as mire mos prit. I vaket në parlament, kartonin di ta ngreh mire! Nuk mbahet mend per ndonje fjalë në foltore qe të kete zene peshe dhe vend! Adelina Rista: Nje zonje e mire dhe e mirenjohur pozitivisht ne Fier. Pak nevrike me gazetarë qe ajo nuk i ka ne gojë për mire. Ky huq iu ngjit asaj kur deputete u bë! Në shumicë socialistash lakohet per punet e mira qe i ka bere vetvetes dhe te afermeve. Lista e te punesuareve te afert te saj ne vende te mira eshte liste e gjate. Nese eshte me aktive ne komision parlamentar ne kuvend ka fol aq here sa ka dashur te thote: “Ja ku jam”! Sa here ne baze zbret ndonje ministër ate e ke në krah te tij ose ne te majte ose në të djathte. Dhe kjo zonje e ” rrëmbeu,, mandatin e pare per te vijuar te dytin fale prezences se emrit ne listat e deputeteve. Tashme kohet e fundit Adelina deputete eshte me pak aktive krahasuar me fillimin e mesin e mandatit te dytë. Eshte ne prag te pensionit. Ndjek organizimin e PS Fier se bashku me deputetin Bushi! Keta te dy kane barren e organizimit e drejtimit te selise lokale! Ne opinion eshte e konsumuar politikisht sepse me shume “hallet”e veta ka pare e ndjekur! Antoneta Dhima. Zonja Dhima ne mandatin e dyte me pretentime per nje tjeter mandat. Deshira e pathene e saj ka qene posti i kryebashkiakes ne Patos. Shume zera qarkulluan se ajo donte ti rrembente kandidimin kryetares aktuale te Patosit. Per ketë shkak qarkullojnë zëra qe ato e shohin njëra tjetrën ende si “macja miun”. E ka apo jo kete “oreks” ne zgjedhjet e ardhedhme?! Edhe po! Ne parlament flet, por dhe shume foto pozon.Kudo ajo shkon ështe beré si fotografe profesioniste. Ne koridoret socialiste thuhet: ” Ngeli duke beré foto nga mengjezi deri në darke”. Dhe pse e kontaktueshme me njerezit, nje mandat i trete per te eshte i tepert. Robert Bitri: Deputeti me i lakuar per keq. Here me PP here me PS here me LSI dhe perseri me PS- në! Per ketë deputet eshte e vështirë të rreshtosh e peshosh ne “kandar” konsumimin politik, ndaj po e lëm shkurt me kaq! I konsumuar keqazi! Nimet Musai: Nje burrë i shtruar por sic eshte i shtruar, shtruar ju fut dhe politikes e deputetllekut! Herë me Partine e Çameve dhe herë me LSI-né. Tani as me LSI e as me PS, por ama deputet. Mer vesh nga llogarite si biznesmen ne fushen e tij, por eshte dobet nga gjeopolitka! Nuk e di qe Zvicera e ndonje vend tjeter nuk jane antarë të BE-se! Ne parlament flet si bilbil! Por si bilbil i konsumuar! Erion Braçe: Shume u duk por pak na doli! Shfaqet ndonjehere nga Divjaka sa per te dale ne Tv. Punet per hir te se vertetes i drejton mire vete kreu i Divjakes Kokoneshi. Bujar Çela: Zotria thot ca te verteta dhe ka guxim ti thote. Askush nuk e degjon afer kreut te Partise! Ne mandatin e dyte edhe ai! Per te tretin duhet te gjej nje pune tjeter ne Lushnje nese gjen kuptohet. Te gjithe keta qe permenda duhet te largohen jo si të këqinj, por si të ” konsumuar”. Gramoz Ruçi: Personazh jo si gjithë të tjerët. I rezistueshëm në dallgët e politikës por duke ja “futur” herë Fatos Nanos dhe herë Ilir Metës. Diti bukur ti qëndroj afër Edi Ramës duke iu bërë krah i fortë i tij për ta katapultuar atë në krye të PS-së. Për këtë u shpërblye me postin e kryparlamentarit. Kaq gjatë në politikë dhe Ruçin e ka konsumuar koha jo për faj të tij. Dhe ky duhet të largohet politikisht të shijoj cigaret puro në moshën e pleqërisë! Te konsumuar politikisht ne pozicionin e deputetllëkut! Rikandidimi i tyre nuk përben siguri dhe avantazh per PS-në ne zgjedhjet e ardhshme! Figura te tjera normalisht duhet te vijne dhe të tille ka plot ne Qarkun Fier me kapacitete te jashtezakonshme intelektuale ne te gjitha fushat perfaqesuese! Motori politik ka nevojë për filtra të rinj! Jo vetëm në kuptimin moshë!..Partia Socialiste pavarësisht kritikave është aset kombëtar! Brenda saj ka me qindra burra,gra të rinj e të reja me energji premtuese! Ata duhet të jenë pasardhës të atyre të cilët vetvetiu i konsumoi koha politike! Ata duhet të largohen, të tjerë duhet të vijnë!..
