Të bën përshtypje fakti që ky zhvillim, me arrestimin e Goros, i cili deri më tani nuk kishte pranuar të jepte dorëheqjen, i lehtëson makinacionet e Ramës, ndërkohë që gjykata e Shqipërisë kishte theksuar se është i paligjshëm qëndrimi i tij në pozicioni i kryebashkiakut. Në të njëjtën kohë, edhe Athina po reagonte për qëndrimin e Goros në postin e kryetarit të bashkisë, ndonëse i kishte humbur zgjedhjet. Ndoshta momenti i arrestimit nuk është i rastësishëm, pasi pak ditë më parë Rama emëroi si prefekt të qarkut të Vlorës ish-deputetin minoritar të Partisë Socialiste Tavo, i cili në këtë mënyrë ka edhe mbikëqyrjen dhe menaxhimin e qytetit të Himarës. Sido që rrethanat të jenë pertej opinionit tim dhe jo vetēm, arrestimi i kryebashkiakut në detyre Jorgo Goro eshte nje lajm i mire per drejtesine dhe goditjen e grykësisë pushtetore përfshire ne vjedhje e korrupsion ! E megjithate sipas mendimit tim pyetja mbetet!
Kemi të bëjmë me drejtësi apo me një manovër të dirigjuar nga politika.?! Për t’a përmbyllur logjikën e të shkruarit keto radhē a duhen arrestuar dhe disa kryebashkiakë të tjerë apo dhe shumë ofiqarë të lartë të cilëve u është komunikuar akuza dhe ngelën nēpër dyert e SPAK-ut?!…Fatkeqësisht janë shumë, shumë emra! Janë shumë vulëtarë të kollarisur dhe kapardisur prapanicën në kolltukun e taksapaguesëve shqiptarë, janë të shumtë që kanë “ngrënë dardha mollë e pjeshkë pas kurrizit të Edi Ramës!!….