Ekzistenca ime dhe kontributi im në PD nuk janë të varura nga orekset e listë hartuesve të partisë…
Sot ,dikush, kish hequr emrin tim nga lista e anëtarëve për votim ! POR :
Unë votova (ma shtuan emrin pasi vertetova me këtë kartë, si në foto ,anëtarësinë !!!!!) sepse unë jam anëtare me kontribute në partinë time,
Votova në shenjë respekti për familjen time antikomuniste!
Votova për të nderuar Gjyshin tim , farmacistin Sulo Konjari, një nga dënuarit e Gjyqit famekeq të Deputetëve!
Votova per te nderuar vellain tim sot engjëll, Sokol Olldashi!
Votova për të respektuar mijëra e mijëra demokratë që kam takuar në fushata elektorale!
Votova në respekt të legjendës së PD , Z. BERISHA !
Votova në shjenjë përulësie e mirënjohje për të gjithë Dëshmorët e Demokracisë!
Partia Demokratike nuk e ka luksin të tkurret , por të rritet, e të rritet shumë e shendetshëm!
IN apo OUT listave UNE JAM NE PD!
GENI NUK NDRRON!
Fitore më të mirit!