29 March, 2023
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Nga Stelina Dushi: Abuzimet seksuale dhe dënimet e parashikuara në kodin shqiptar

by News Albania
June 20, 2020
in Kronikë
0
69
VIEWS
Share on Facebook

Nga Stelina DUSHI

Abuzimet seksuale dhe dënimet e parashikuara në legjislacionin shqiptar

Shoqëria jonë po haset gjithmonë e më shumë me fenomenin e quajtur abuzim seksual. Nga vetë fjala abuzim, ky krim seksual kryhet me dhunë fizike apo psikologjike, qoftë me kërcënime për jetën e saj/tij, të familjarëve të tyre apo për shumë arsye të tjera, këta individë pranojnë t’i nënshtrohen kërcënimit. Zakonisht për shkak të frikës së mentalitetit të rrënjosur në shoqërinë tonë, për shkak të opinionit publik u duket sikur kanë një “njollë” nëse tregojnë rastet e tyre. Madje këta individë quhen shpeshherë edhe fajtorë, apo ndjejnë turp dhe kjo për shkak edhe të gjendjes së rënduar psikologjike që kanë.

Ku mund të gjejnë ndihmën e parë këta persona? Logjikisht do thoja të shpreheshin te prindërit e tyre dhe ta denoncojnë si rast në media, televizione dhe të ngrenë zërin për veten dhe për ata të tjerë që kanë heshtur dhe kanë pranuar të bëhen viktima, pa harruar denoncimin në polici.

Po në të vërtetë a funksionon kështu? Prindërit, shpesh në zonat rurale, janë bërë viktima me kohë të mentalitetit dhe opinionit të fisit apo të fshatit e kujtdo tjetër, për këtë arsye shumë adoloshentë nuk gjejnë mbështetjen dhe sigurinë te familja, duke menduar se do të mohohen. Me të drejtë, sepse që në fëmijëri janë rritur me këtë frymë. Si njohëse e mirëfilltë e ligjit që jam, si fillim hyj tek ajo pjesë e shoqërisë që e refuzon dhe e kundërshton këtë gjë, duke dashur që të denoncohet çdo rast krimi seksual, sepse nuk mund të presim derisa ky fenomen të mos ketë më as kontrollin minimal.

Shoqëria jonë është fajtore për pjesën më të madhe, sepse shpesh kur jemi hasur me lajme të tilla, kam dëgjuar edhe komente tipike të tipit: “Ajo e ka pasur fajin vet, me siguri e ka bërë me vullnetin e saj të plotë”. Kjo shoqëri ka tendencën të gjykojë në vend që t’i vijë në ndihmë këtyre individëve, duke harruar që edhe ne vetë mund të bëhemi pre e këtyre krimeve seksuale, duke marrë parasysh dhe shkallën e gjerë të përhapjes që ka bërë ky fenomen. Pra, pse mos të bashkëpunojmë në ndëshkimin dhe parandalimin e saj?

Ç’të bëni?

Ju mund të shkoni në polici dhe të paraqisni një ankesë. Ata janë të detyruar ta respektojnë privatësinë tuaj. Nëse shkoni në polici brenda 72 orëve, mund t’ju bëjnë një ekzaminim mjekësor për të gjetur prova për autorin e krimit. Ekzaminimi zgjat 1,5 deri në 2 orë. Policia i dërgon mostrat në një laborator për ekzaminim.

Ky ekzaminim  mund të bëhet dhe në “Qendrën për Kujdesin ndaj Dhunës Seksuale”. Ju mund të shkoni atje edhe për ndihmë mjekësore e psikologjike, si dhe për të regjistruar një ankesë, edhe nëse kanë kaluar 72 orët nga ndodhia.

Çfarë parashikon legjilslacioni ynë penal lidhur me krimet seksuale?

Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur, e cila dënohet me burgim nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet; Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet. Kur marrëdhënia seksuale ose homoseksuale, me dhunë, kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose kur fëmijës së dëmtuar i shkaktohen pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim nga dhjetë deri në njëzet vjet.

Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen ose vetëvrasjen e fëmijës së mitur dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet; Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura tre deri në dhjetë vjet. Kur marrëdhënia seksuale me dhunë kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose kur të dëmtuarës i shkaktohen pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet.

Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen ose vetëvrasjen e të dëmtuarës, dënohet me burgim nga dhjetë deri në njëzet vjet; Marrëdhëniet homoseksuale me dhunë me të rritur tre deri në shtatë vjet; Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet; Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me kërcënim me përdorimin e armës dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet; Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar detyrën dënohet me burgim deri në tre vjet; Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari dënohet me burgim deri në shtatë vjet; Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale në vende publike dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit; Dhuna seksuale -Ushtrimi i dhunës seksuale, nëpërmjet kryerjes së veprimeve me natyrë seksuale në trupin e një personi tjetër me objekte, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.

Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim, kundër disa personave, më shumë se një herë, ose kundër fëmijëve të moshës katërmbëdhjetë deri në tetëmbëdhjetë vjeç dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet.

Kur kjo vepër kryhet ndaj një të mituri që nuk ka arritur moshën katërmbëdhjetë vjeç apo një të mituri që nuk ka arritur pjekurinë seksuale, pavarësisht nëse kryhet me dhunë apo jo, dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet. Kur kjo vepër ka sjellë si pasojë vdekjen ose vetëvrasjen e të dëmtuarit dënohet me burgim jo më pak se njëzet e pesë vjet; Vepra të turpshme dënohen me burgim nga tre deri në shtatë vjet.

Vetëm ne mund ta ndihmojmë njëri-tjetrin, ne si shoqëri duhet të bëjmë të pamundurën duke i mbështetur dhe duke u ofruar ndihmë me sa të kemi mundësi dhe jo duke i gjykuar apo larguar si të kishin ndonjë virus. Në fakt, unë do ta quaja një virus këtë fenomen që po shkakton dëme aq të renda në psiqikën e viktimës së abuzuar e në trupin e tij/saj dhe që po përhapet shumë shpejt, kjo për shkak të heshtjes sonë, prandaj duke njohur të drejtat tona, nuk duhet të dorëzohemi.

Të gjithë së bashku ta çrrënjosim këtë mentalitet, duke i bërë vajzat tona të ndihen të lira të flasin rreth problemeve që kanë dhe duke i parandaluar ato t’u nënshtrohen këtyre veprave penale, sepse nuk gjejnë rrugëdalje apo mbështetje as te familja e tyre. Le të bëjmë diçka, le ta nisim ndryshimin nga vetja jonë. Nëse nuk mund t’i ndihmoni, shmangni paragjykimet dhe kritikat, sepse të nesërmen ky fenomen mund të na prekë ne apo vajzat tona. Kështu që le të bëhemi të gjithë së bashku dhe të ngremë zërin për të drejtat tona, le të jemi më të bashkuar se kurrë, për një shoqëri më të sigurt!

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window)
  • Click to share on Facebook (Opens in new window)
  • Click to share on Twitter (Opens in new window)
Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

April 2, 2022
Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

September 18, 2021
Nga Azgan Haklaj: Marsi, projektues i Nëntorëve të Lirisë

Nga Azgan Haklaj: Marsi, projektues i Nëntorëve të Lirisë

0

Kiev: Vajza goditet live nga raketa ruse

0

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0
Nga Azgan Haklaj: Marsi, projektues i Nëntorëve të Lirisë

Nga Azgan Haklaj: Marsi, projektues i Nëntorëve të Lirisë

March 29, 2023
Për sulmin me armë të Top Channel po hetohet një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore

Për sulmin me armë të Top Channel po hetohet një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore

March 29, 2023
Gjinekologu: Meshkujt shqiptarë bëjnë seks 3 minuta dhe flejnë 3 orë

Gjinekologu: Meshkujt shqiptarë bëjnë seks 3 minuta dhe flejnë 3 orë

March 29, 2023
Pukë: Përmbyset në rrugë fuoristrada, tre të plagosur

Pukë: Përmbyset në rrugë fuoristrada, tre të plagosur

March 29, 2023

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka

Adresa
Pranë teatrit "Bylis"

Copyright © 2022 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2022 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In