13 October, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Opinion

Nga Silvana Begaj: Liria e fjalës, Virusi i negativitetit! ( Unë di që nuk di asgjë-Sokrati)…

by News Albania
18/08/2020
in Opinion
0
45
VIEWS
Share on Facebook

Liria e fjalës! Virusi i negativitetit

(Unë di që nuk di asgjë- Sokrati)

Një ditë isha ngritur të jepja mendimin tim dhe ma nderpreu fjalën dikush, i cili foli pikërisht për lirinë e fjalës.

Ai më mbylli gojën për t’i dhënë liri mendimeve të tij.

Sepse kështu jemi ne, qeniet njerëzore. Eshtë më mirë të gjykosh të tjerët. Sepse thellë thellë brenda vetes e di që, dështimi yt në një objektiv, të bën të kesh një zili të papërmbajtshme për personin që e arriti. Për të qetësuar sedrën dhe ndërgjegjen, truri ynë fillon të shpikë me mijëra mënyra të errëta se si ky person ia doli. Kështu fle me idenë se ti nuk ia dole dhe as nuk u përpoqe, ama dhe mendimin tënd negativ për personin tjetër e, me këtë negativitet, infektove dhe një pjesë jo të vogël të dështuarish. Si sugjerim do t’ju këshilloja të vepronit sipas Bukowskit i cili thotë: U përpoqa, dështova. Do të përpiqem më shumë që të dështoj më mirë. Sepse ky është sekreti.. Të përpiqesh!

Ti mund të thuash shumë, mund të duash të thuash akoma më shumë, nënkupton jashtëzakonisht më shumë dhe në fund…

Të dëgjosh është dicka! Të kuptosh cfarë u tha është dicka tjetër. Ne i shikojmë gjërat në këndvështrime të ndryshme, kuptojmë ndryshe sepse absolutja nuk ekziston. E thënë më qartë ne kemi secili të drejtë nga pak. Sa bukur kur e shpreh kështu! Duket si një botë perfekte me ngjyra mendimesh shumë. Kupton që botëkuptimi është i pafund dhe ne individualisht shikojmë një faqe të librit, kurse të gjithë bashkë shikojmë tërësinë.

Po negativitetin në cdo gërmë kush ma shpjegon? Nëse dikush shpreh dicka, vjen përgjigja: U bëre ti të flasësh. Kur nuk flet, vjen përgjigja: Ti hesht se je i blerë. Kur proteston të gjejnë dhëmbë e dhëmballë: kush je, cfarë vesh dhe cdo mëkat që mund të kesh bërë në jetë. Tekefundit kush je ti të mendosh?

Më kujtohet historia e kryeplakut të fshatit që i tha fshatarit: The një mendim të mirë, por nuk bëhet se e the ti dhe nuk e thash unë.

Ne të gjithë flasim për lirinë e fjalës. Çdokush ka të drejtë të mendojë, të shprehë çdo ide që nuk cënon dikë tjetër. Në realitet, kur dikush shpreh diçka, niveli ka arritur deri aty sa merremi me personin personalisht, pa u marrë me idenë. Të kundërshtosh diçka tregon nivel pasi çdo gjë perfeksionohet nga kritika. Por në të vërtetë kritikë nuk ka. Ka vetëm një vërshim mllefi dhe inati ndaj individit. Ky mllef është faqja e pasme e zilisë se si, dikujt dhe jo ty, i shkuan në mendje këto ide. Ne të gjithë kemi zinxhirë të cilët nuk i vëmë re. A nuk është momenti ti shtrëngojmë pak ata zinxhirë?

Liria të shprehësh troç cfarë mendon kërkon forcë. Në fund të fundit ti iu thua njerëzve atë që nuk duan të dëgjojnë. A nuk është kjo kërkesë armiqësie?

Askush nuk merret me gabimin, por merret me atë që e evidentoi. Askush nuk meret me fajtorin por merret me atë që e evidentoi. Pse ky negativet? Pasi e keni sharë e kërrdisur dikë ndiheni më mirë? Jeni më të lumtur? Ndryshon gjë në jetën tuaj? Apo në fund të ditës flini me urrejtje?

Pse duhet të tërheqë më shumë vëmendje një boom mediatik se një ide, e cila hap horizonte të reja?

E kjo me lart është në nivel individual. Prandaj, ju lutem mos u ankoni për nivelin publik. Nëse vetë ne demotivojmë dhe mbyllim gojë me ligësi, pse ata që kanë më shumë pushtet mos t’i mbyllin me forcën e pushtetit?

Ja pse yjet bien. Nga trysina! Nga trysnia e negativitetit që rrethohen. E di, bën spektakël ama për këdo që ndjen, si unë, e kupton që një yll vendos të vdesë.

Pemën me fruta e gjuajnë me gur… Por me ato gur s’po vrasim frutet, por po vrasim mirësinë njerëzore.

Tregoni dinjitet dhe pranoni kritikën e arsyetuar! E thënë më saktë: Nëse s´keni ç’ të thoni, qepni sqepin! Infektoni veten dhe më pas dhe gjithësinë me mirësi! Sepse ky virus negativiteti është si të pini vetë helm dhe të prisni të vdes tjetri.

Silvana BEGAJ

SB

beni_share

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania