Kush ka menduar të ftojë Goran Bregovicin të këndojë në Korçë, e ka menduar hollë.
Më hollë se tingulli i kitarës së Goran … që nxjerr tinguj që prapa manktheve fshehur qëndrojnë e ka menduar ai që e bujti në një festë në qytetin e kulturës të veshur me gjurmë patriotizmash e vlerash kombëtare.
Në cdo rast shqiptarët dalin keq,dalin antiart,dalin primitivë (se refuzojnë një këngëtar) dalin mendjembyllur. Pikërisht si i përshkruajnë serbët nëpër botë e nëpër kancelari diplomatësh.
Nëse e pranojnë pa kushte,dalin një popull i nënshtruar, pa dinjitet e sedër kombëtare, një popull i trembur. Edhe kjo i shërben propogandës serbe se liderët e vërtetë të Ballkanit janë ata, të tjerët janë shërbëtorë.
Unë e kam një propozim modest!
Goran Bregovici është këngëtari simbol i masakrave të Milloshevicit në Bosnie e Kosovë. Të gjithë kriminelët e dënuar nga gjykata e Hagës për krimet nëpër Ballkan janë frymëzuar nga muzika e teksti i këngëve të Goranit.
Tani që Gorani vjen të këndojë në Korçën shqiptare, dhe meqë ata që e kanë ftuar mendojnë se e kanë mendjen e hollë.., shqiptarët qe nuk janë as primitivë as mendje mbyllur,e as vrasës të detyrojnë Goranin dhe ata që e sollën që të kërkojë publikisht falje për krimet e Milloshevicit, për genocidin serb në Kosovë, për pastrimin etnik.
Gorani të kërkojë falje publikisht për mbështetjen dhe frymëzimin që u ka dhënë këtyre masakrave.
Pasi të kërkojë falje Gorani në formë personale dhe në emër të simbolikës që ka përfaqësuar..lejojeni të këndojë.
Gorani dhe ata që e sollën duhet të kuptojnë se shqiptarët mund të falin, por kurrë nuk do të harrojnë.