16 October, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Opinion

Nga Silvana Begaj: Gëzuar, Shqipëri!..

by News Albania
02/01/2021
in Opinion
0
83
VIEWS
Share on Facebook

Gëzuar Shqipëri dhe uroj që këtë vit të bëhesh Atdheu i shqiptarëve e të na duash si të duam ne!

Që të vi ditë e re duhet te iki e vjetra. Që të dali dielli duhet të iki hëna. E që të bëhet Shqipëria duhet të ikin ata që po detyrojnë mijëra shqipëtarë të ikin nga nëna Shqipëri.

Se Atdheu duhet të jetë mikpritës. Edhe pse na refuzon ne përsëri ngulmojmë të të duam. Të duam ashtu si sëmbim në zemër.Aty kemi kujtimet, rrahjet e para të zemrës, kemi ëndrrat e adoleshencës, kemi lotët nga humbja, sakrificat e bëra për të plotësuar nevojat minimale. Sigurisht që të kujtoj Shqipëri!

Zakonisht fajësoj veten se jam e fortë, por faji është diku tjetër.
Na refuzon, na harron, na quan tradhëtarë se të braktisëm. Lamë shtëpi të kycura dhe mall që lexohet tek cdo prind. Ikëm, por as ti nuk na mbajte. Sa herë të kujtoj Shqipëri kujtoj cdo vuajtje që kalova nga largimi. Se fillimi nga fillimi nuk është i lehtë. Të mundon dhe ky mall në gji gjatë gjithë kohës.

Por sot dua të të uroj. Se unë nuk mund të ndihem e huaj në vendin tim.

Të uroj të jesh e lirë përsëri. Ishte më e lehtë në atë kohë të fitoje lirinë. Të njohësh armikun është prioritet.Tani do jetë e vështirë, por jo e pamundur.
Të uroj të shfrytëzosh pjellorinë natyrore që të ka falur Zoti. Të mbillen tokat e tua cep më cep dhe bota mbarë të provojnë prodhimet bujqësore shqiptare që janë mjalt i mjaltit.
Të uroj të shfrytëzosh burimet natyrore. Mos të jenë në dorën e të pangopurve, por të jetë baza e mirëqënies së cdo familjeje shqiptare.
Të uroj të mos ekzistoj më ky mjerim migjenian, por cdo individ të trajtohet denjësisht. Mos të lihet populli si vëzhgues i lojës: Kush vjedh më shumë e më shpejt.

Të uroj të udhëhiqesh nga udhëheqësa të vërtetë qe nuk justifikohen për deshtimet, por luftojnë për arritjen e objektivave deri në perfeksion. Buzëqeshjet hollivudiane ti lënë për ditën kur të mos kenë më në dorë fatin e vendit . Se pas asaj buzëqeshje fshihet humbja e shpresës. E humbja e shpresës të tmerron.

Të uroj që të vi dita që të kesh dhe opozitë. Se opozita ka rol të madh. Supozohet se opozita përfaqëson pjesën e dytë më të madhe të popullsisë dhe mbi të gjitha interesat e prekura nga pushteti. Një opozitë që fle është më e rrezikshme se një pushtet i gabuar.

Se pushteti të mbulon shikimin. Është e lehtë të gabosh kur je atje lartë. Se di pse më kujtohet shprehja e famshme : Po rojen kush e ruan?
Të uroj Shqipëri që të dridhen malet kur të shtypen të drejtat e tua. Të ngrihesh ti, vetë, dhe jo kanceri i kësaj shoqërie: Militantët! Se ti ngrihesh për kauza e militantët për interesa.
Eh, sa shumë gjëra më dalin nga shpirti të të uroj, por nuk kam mundësi…

Për mbyllje dua të të uroj nga zemra: Mëso forcën tënde Shqipëri! Ti tund malet, ndalon rrjedhjen e lumenjëve, ti je ndër të paktat shtete që durojnë erresirën.

Prandaj : Nënë Shqipëri dielli ndricoftë cdo cep të territorit tënd këtë vit e deri në përjetësi.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania