13 October, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Opinion

Nga Roland Bejko: Kur punonim së bashku me të majtët lokalë për të zhvilluar bujqësinë në Berat- Kuçovë

by News Albania
14/08/2020
in Opinion
0
75
VIEWS
Share on Facebook

Kur punonim së bashku me të majtët lokalë për të zhvilluar bujqësinë në Berat-Kuçovë.

Këto foto mi dërgoi sot ish ministri i bujqësisë në vitet 2005-2009 Z. Jemin Gjana.

Atëherë bindjet na ndanin sigurisht me socialistët, por na bashkonte entuziazmi se me punë të përbashkët do ndërtonim Shqipërinë e zhvilluar dhe demokratike.
Në foton në zyrën e prefektit në krahun tim të majtë është ishkryetari i Qarkut Berat Pelivan Shahtri, në foton më poshtë në krahun tim me xhiboks kaf është ishkryetari i komunës Perondi njëherësh ishkryetar i PS për zonat rurale të rrethit Berat Ramiz Oboni. Janë Bujar Dhëmbi, Piro Bica, nën/prefekti Kuçovë Rauf Troka, gazetari Abedin Kaja, etj, etj

Ministri Gjana kishte ardhur të inspektonte punimet që bëheshin për hapjen dhe pastrimin e të gjithë kanaleve të para dhe të dyta në zonën Berat-Kuçovë e cila përfundoi brenda 40 ditësh.

Me sa më kujtohet u shpenzuan vetëm 40 milion lekë të vjetra për ti çuar ujin çdo fermeri në të gjitha komunat e Kuçovë-Berat që drejtoheshin nga kryetarë të majtë.
Por ne nuk i ndanim qytetarët dhe pushtetarët në të djathtë dhe në të majtë. Ne nuk i penalizonim.komunitetet për shkak të ngjyrës së tesërs së partisë së kryetarit siç ndodhi me Edi Ramën kryeministër ku bashkitë e djathta nuk e dinin ç’qe investimi me fonde qeverie.
Ne nuk pranonim projekte me volume të fryra siç ndodh sot. Të tillat nuk pranoheshin, ktheheshin mbrapsht. Ne nuk i përzgjidhnim kompanitë fituese sipas teserës. Fitonon të gjithë ata që plotësonin kriteret. Unë akoma nuk e di kush e kreu pastrimin e kanaleve psh. Sepse nuk më.interesonte ta di. Asnjëherë nuk pyeta si Prefekt se cila firmë fitoi cilin tender. Ne në fund na duhej cilësia e punimeve, për këtë interesoheshim.

Po a kishte në atë kohë abuzime dhe korrupsion?
Patjetër që po, por ishin në nivele ku e ku më të ulta se sot veçanërisht në mandatin e parë qeverisës 2005-2009.

Gjatë kohës që punova në Berat kam përshtypjet më të mira dhe konsideratat më të larta për të gjithë të zgjedhurit lokalë dhe drejtorët qëndrorë në nivel lokal.Për qytetarët e atyre zonave, po e po. Aty punohej toka në çdo cep. Me përjashtime të rralla, performanca e të zgjedhurve vendorë ishte serioze. Atëherë punohej realisht. Kishte besim, shpresë dhe entuziazëm.
Sepse ne atëherë kishim në krye të qeverisë një Kryeministër serioz si Sali Berisha dhe jo si sot një palaço cirku si Edi Rama.

U ankova njëherë në 2007 para gazetarëve se prisja të kishim një prezencë më të madhe ministrash si rasti i Jeminit që të vinin vetë në terren.

Të nesërmen që në mëngjes erdhi Sali Berisha dhe i mblodhi për ti dëgjuar të gjithë të zgjedhurit si lokalët edhe deputetët, drejtorët e qytetarët në sallën e mbledhjeve të bashkisë Berat që drejtohej nga socialistët.

A u zgjidhën të gjitha hallet e qarkut Berat?
Natyrisht që jo, por u investua shumë në shkolla, spitale, qëndra shëndetësore, bujqësi, rrugë, ujësjellësa, energji, në parandalime përmbytjesh e zjarresh etj, etj.

Mbaj mend që të zgjedhurit vendorë të asaj periudhe më shpreheshin se kaq shumë investime në komunat e tyre nuk i kishin pasur as me qeverinë e tyre socialiste.

Përfundimisht dua të them se punohet me entuziazëm e besim kur Kryeministri ta shikojë veten si përfaqësues i të gjithë shqiptarëve pa dallim ngjyrash politike. Por këtë nuk mund ta bëjë një kryeministër që e ka për mburrje që është mik i të fortëve që për mbiemër lagjet ju kanë vënë emrat e mamave të tyre

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania