NË TIRANË SOFREN E SHTROVA
Thrret Tropoja me Valbonen,
Ka çu zanin në Malsi.
Me thirr’ n’sofër krejt Kosoven,
Me thirr’ Trojet shpi për shpi.
Me thirr’ n’sofër fushë e male,
Me thirr’ n’sofër historinë.
Të gjithë bashkë me kangë e valle,
T’bashkojmë n’sofër shqiptarinë.
Thrrasim n’sofër Shkodren tonë,
Si gjithmonë në sofër t’parë.
Iso mban flamuri n’Vlonë,
Kuq e zi asht çdo shqiptar.
Labërinë n’sofër ta kemi,
Me Mirditë e Çamëri.
Sofra madhe e k’ti vendi,
I mbledh’ bashkë Geg’ e Toskni.
Feston Kombi anë e mbanë,
Ku jehon kanga kreshnike.
Ta shtrojmë sofren në Tiranë,
Nana jonë Shqipni etnike.
Ramazan Çeka