MOS E LËNDO ZEMREN
Asnjëherë nuk mund ta dish
Se çfarë fsheh njeriu në zemër,
Prandaj mos u sill si bish’
Ësht’ mëkat t’lëndosh një femër.
Gabimin nuk mund ta shlyesh
Asnjë det nuk mund ta laj,
Mos mendo zemren t’ja thyesh,
Se mund t’jesh ti brenda saj.
Rruga jetës është e gjatë
Mund të ketë edhe gabime,
Nuk ka faj zemra e ngratë
Që plagoset me lëndime.
Kurr’ nga fjalët që dëgjon
Nuk është mirë që të mashtrohesh,
Se vetë zemra të gjykon
Vjen një ditë ndoshta pendohesh.
Kanë thanë zemra është gastare
Si kristal që vezullon,
Brenda saj ruhen thesare
Që gjithkush i dëshiron.
Ramazan Çeka