29 January, 2023
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kulturë

Nga Ramazan Çeka: Mjeshtrja e Madhe Vjoleta Zefi feston 60 vjetorin e lindjes

by News Albania
June 15, 2020
in Kulturë
0
21
VIEWS
Share on Facebook

“Mjeshtrja e Madhe” e këngës Vjoleta Zefi feston 60 vjetorin e lindjes

Emocionet e përftuara si spektator, si artëdashës, si tekstshkrues e mbi të gjitha si bashkëpuntor me “Mjeshtren e Madhe” të këngës Violeta Zefi janë lumenj të vrullshëm kënaqësie që mbushin detet e krenarisë sonë si shkodranë e si bashkëqytetarë.
Vitet mbi supet e saj ndriçojnë si rruaza brilanti dhe ia zbukurojnë akoma më shumë kuroren e lavdisë, e cila vezullon sa herë ngjitet në skenë kjo ikonë e këngës së bukur qytetare shkodrane.
Kam shkruar shpesh për këtë zë të fuqishëm, për këtë artiste të mrekullueshme, duke shfaqur simpatinë time për këtë këngëtare të madhe dhe sërish mendoj se nuk janë thënë të gjitha, pasi vlerat, meritat dhe mbi të gjitha arritjet e kësaj këngëtareje në lëmin e muzikës popullore e veçanërisht asaj shkodrane janë pa fund.
Kësisoj, në këtë shkrim, nuk do të bëj biografinë artistike të kësaj mjeshtre të madhe, por do të përpiqem me respektin tim t’u bëj të njohur lexuesëve se Vjoleta Zefi, ashtu siç ka filluar të këndojë në adoleshencën e saj, ashtu edhe pas kaq e kaq vitesh vazhdon të ruaj freskinë e zërit të saj, buzëqeshjen e saj, aromën e ëmbël të saj nëpërmjet interpretimit, që natyrisht e bën aq të dashur në çdo familje shkodrane.
E rënditur mes artistëve më virtuozë të këngës qytetare shkodrane e jo vetëm, këngëtarja e mirënjohur Vjoleta Zefi i ka dhënë trashëgimisë sonë kulturore, shpirt nga shpirti i saj artistik, si dhe shumë vlera si përçuese në kultivimin e këngës së mirëfilltë qytetare, ku me plot gojë mund të themi se është një vazhduese e denjë e kësaj trashëgimie kulturore.
Na rastis ta shohim shpesh në skenë dhe ta takojmë në festa e sofra gëzimesh, si dhe në rrugët e qytetit e shoqëruar nga të afërm e familjar e të përshëndetemi miqësisht, apo tek bisedon me dashamirësi me bashkëqytetarët e vet shkodranë dhe menjëherë të krijon përshtypjen e një njeriu me shpirt të madh, gjë që e plotson portretin e saj titulli i lartë që ky qytet i ka dhënë “Qytetare Nderi”.
Mjafton t’i përmendësh emrin e menjëherë nga shkodranët do të marrësh një përgjigje të ngrohtë që pasqyrohet edhe në mimiken e fytyrës së tyre, në buzqeshjen e embël si shenjë nderimi, të shoqëruar me dhjetra fjalë vlerësimi dhe respekti ndaj kësaj “Zonje të madhe të këngës”, e cila përgjatë gjithë jetës së saj iu përkushtua këtij qyteti dhe këtyre qytetarëve.
Duke mos dashur të përsëris asgjë nga shkrimet e mia të mëparshme për këtë këngëtare, sërish në mendjen time më vijnë rrjedhshëm urimet e përzemërta në këtë përvjetor datëlindje për “Mjeshtren e Madhe” Vjoleta Zefi.
Njerëzit e mëdhenj nuk kanë nevojë për fjalë të mëdha, por për urime të ngrohta dashamirsie, ndaj nga zemra ime ju uroj: Paçi gjithmonë shëndet e lumturi në familjen tuaj, rini në zërin tënd të mrekullueshëm dhe aromë freskie në këngët e tua që për kaq e kaq vite të shoqëruan në jetë e në skenë. Gëzofsh edhe për shumë vite jetë në mesin e njerëzve me të dashur prej të cilëve merr e jep dashuri e vlersuar dhe krenare për gjithçka të çmuar që i dhe familjes, qytetit të Shkodrës e gjithë shqiptarisë me zërin dhe interpretimin e veçantë për dekada me rradhë.
Tradita për të uruar dikë për datëlindje thotë që duhet t’i bëhet një dhuratë, por ti je e veçantë. Ti me këtë rast na bien dhuraten ne, dhe për këtë, ne të falenderojmë. Në qoftëse ne të kemi përgatitur një tortë, qershinë mbi të e ke vënë ti me zërin tënd të mrekullueshëm në këngën e re që sapo ke sjellë para nesh. Kjo tregon që të gjithë të duan e të nderojnë dhe ti të gjithë i don dhe i nderon.
Datëlindjes tënde i gëzohet jo vetëm familja dhe të afërmit tuaj, por edhe gjithë Shkodra ndaj me këngën më të re, të realizuar enkas për këtë ditë “Shkodren Zoti e bekoi” vjen urimi më i veçantë që sot po dhuron për ne dhe qytetin e bekuar të luleborës.
Një këngë e bukur e realizuar me zërin tënd të mrekullueshëm, por e dedikuar për Ty, për Shkodrën dhe të gjithë admiruesit e këngës tënde në gëzimin e kësaj dite.
Kjo këngë e kompozuar dhe orkestruar nga maestro Gëzim Mneri me tekstin tim, vjen para telespektatorëve shkodranë e në mbarë botën shqiptare me një klip të realizuar nga operatori dhe montazhieri i talentuar Maison Kavaja.
Nëqoftëse mund të imagjinoni një bahçe me lule, ku për secilën ka një këngë, për një pjesë të tyre ka kënduar edhe Vjoleta Zefi.
Edhe 100 vite o Mjeshtre e Madhe! Zëri yt pastë gjithmonë aromen e lules, ashtu siç ke edhe emrin që të përfaqëson në oborrin e lulëzuar të këngës popullore shkodrane.

Qershor 2020

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window)
  • Click to share on Facebook (Opens in new window)
  • Click to share on Twitter (Opens in new window)
Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

April 2, 2022
Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

September 18, 2021
Parashikimi i motit, 29 janar 2023

Parashikimi i motit, 29 janar 2023

0

Kiev: Vajza goditet live nga raketa ruse

0

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0
Parashikimi i motit, 29 janar 2023

Parashikimi i motit, 29 janar 2023

January 29, 2023
Horoskopi, 29 janar 2023

Horoskopi, 29 janar 2023

January 29, 2023
Sherr me kaçavida dhe çekan mes dy personave në qendër të Fierit

Sherr me kaçavida dhe çekan mes dy personave në qendër të Fierit

January 28, 2023
PD-ja zgjedh një zonjë në Vaun e Dejës për kryebashkiake

PD-ja zgjedh një zonjë në Vaun e Dejës për kryebashkiake

January 28, 2023

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka

Adresa
Pranë teatrit "Bylis"

Copyright © 2022 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2022 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In