Dy fjale per Gjergjin e Kastrioteve nga Kastra e Vigut të Mirdites, Heroin tone Kombetare Skenderbeun qe u perket gjithe shqiptareve kudo qe ata ndodhen.
O Mirdite, o Fis, i Krye Kreut,
Qe ja mbajte jazen (zinë) Skenderbeut..
Kaq do te mjaftonte qe historianet tane te percaktonin sakte vendlindjen e Heroit tone Kombetare Gjergj Kastrioti Skenderbe
Por studiuesit tane kane “humbur rrugen ne oborr” duke i u lene shteg disa spekulatoreve apo disa “idioteve te dobishem” qe here thone se Skenderbeu e ka vendlindje Kastriotin ne Diber, Kastratin e Shkodres apo Matin, dhe asnjehere nuk thone te Verteten se Gjergji eshte djali Gjonit nga Kastra vendi mes Kalivaçit Lezhes dhe Vigut Shkodres, kufiri ndares me Puken pjese territorit krahines Mirdite.
Kastra nje vend vetem disa dhjetra metra ne kufi te Kalase fushore te hershme e ndoshta e vetmja ne Vig-Mnele te Mirdites, ku sigurisht emri flet qarte”Kastra-Kalaja e iotit” Kalaja e Kastriotit princit Gjon Kastriotit qe ushtronte zotrimin e tokave nga “Bregu i detit ne perendim te Lezhes e deri ne Prizeren”.
Tezen se Skenderbeu eshte nga Dibra e hedh poshte Marin Barleti i cili thote se nga “shetitja me kale nga bregu detit Lezhes e deri ne kufirin e pronave tij ne Diber”, pra shihet qarte se kufiri ndares i pronave tij eshte Dibra e cila nuk ka se te jete vendlindja e tij.
Sedyti le te dale dikush dhe te me gjeje nje Gjon, nje Pal apo nje Gjergj qe ka qene banore i asaj kohe ne Diber.
Ka edhe ndonje tjeter pseudohistorian i cili thote se Vojsava nena e Gjergjit eshte sllave apo nga Pollogu i Maqedonise.
Keta mjerane apo dashakeqinj per te mos thene armiqnuk e kane lexuar Kengen e Spasme te Bales” e shkruar nga Gavril Dara i Ri i cili thote se “Te paret tane qe emertohen Merkuri apo Njani i Dharenjeve ishin gjini, pra fis me Kastriotet nga ana e Vojsaves nenes Gjergjit, qe ishte e bija e Prenkut te Mirditeve, bije e Tribaleve, dhe sipas M. Barletit bije e Dukagjineve (halla e Lek Dukagjinit).
Sigurisht nuk eshte rastesi se aktin e madh te celebrimit Skenderbeu e beri ne Kishen e njohur qe kishte me afer vendlindjes ne Vau e Dejes, e cila eshte hedhur ne ere ne vitin 1967.
Sigurisht nuk eshte rastesi as vendi i prehjes perjetshme te Skenderbeut ne qytetin e njohur te Lezhes atje ku ai bashkoj princat e kishte edhe rezidencen e tij sa ishte gjalle.
Ndaj Gjergj Kastrioti eshte Mirditor, por kjo nuk ndryshon asgje, sepse Mirdita eshte “Guri Themelit Shqiptareve”, dhe Skenderbeu Heroi yne Kombetar.