Për të gjithë nënat tona me shpirtin oqean dashurie
Nënë ti je veç dashuria
Kush zemrën e nënës di dhe e kupton,
është ilaç që dhimbjen përherë e shëron.
Kur je mes lumit me dorë të saj kalon,
era ulërin kur shpirtin ia lëndon.
Nënë jetën na fale mes dhimbjes dhe lotit
natën e ke gdhirë përmbi kokë të djepit.
Bukën e ke lënë, në këmbë më je ngritur,
si lastar drejt diellit më ke veselitur.
Yll në qiellin tim, dritë më bënë në sy,
nuk jemi të ndarë, nuk jemi kurrë dy.
Një dhe një, o nënë, bashkë do të jemi,
edhe kur me sy nuk do të shoh te vendi.
Ti je perëndia, për ty sot përgjërohem,
dhe kur jam sëmurë nga zëri yt shërohem.
Kokën ul te prehri edhe kur gaboj,
kur një fjalë nga goja do të më shpëtoj.
Ti je dashuria, gjithmonë do ma kujtosh:
-Biro kur fëmijët anash do të rreshtosh,
dashurinë e prindërit dhe ti do ta kuptosh,
si një mbret në botë mes tyre do jetosh.