DO RRI ME BURRA TE RENDE
……………mu në Baltez, në Zhulat!
Brodha gjithë Laberinë,
shteg më shteg e fshat më fshat,
por sot do kërkoj “lirinë”,
mu në Baltez, në Zhulat.
Do takoj burra të rëndë,
Bij krenarë të Idriz Sullit,
burra që për pushkë e këngë,
flënë palëve të Flamurit.
Do kërkoj mjeshtrat e valles,
“Në Gjashte u vranë Zhuletë”,
në më pranofshin si djalë,
do ta hedh me ta dhe vetë.
Atje ku fle gjume jeta,
lulet do t’i bëj kurorë,
do t’u them- Mirse ju gjeta,
festebardhëve si borë.
Burrave me palce guri,
që për Shqipen bënë benë,
ca vargje – shtizë flamuri,
do t’u lë kujtim, t’i kenë.
…………………..vijon ne ditet pasardhese