11 December, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Nga Mirilda Tili: Kur të fluturoni me 12 euro nga Kukësi, sigurohuni të mos paguani 120/ Ja arsyet…

by News Albania
20/06/2021
in Aktualitet
0
Nga Mirilda Tili: Kur të fluturoni me 12 euro nga Kukësi, sigurohuni të mos paguani 120/ Ja arsyet…
127
VIEWS
Share on Facebook

Kur të fluturoni me 12 euro nga Kukësi, sigurohuni të mos paguani 120 euro. Ja arsyet

Nga Mirilda Tili

Aeroporti i Kukesit Zayed Flatrat e Veriut nuk është certifikuar si aeroport ndërkombëtar. I premtuar nga ana e Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku se në datën 17 qershor do të bëhej edhe certifikimi i aeroportit i cili do të ishte për fluturime ndërkombëtare, tashmë kjo nuk ka ndodhur.
Ka qenë vetë Albcontroll i cili po në datën 17 qershor ka publikuar dokumentin se si do të operojë ky aeroport.
Në dokumentin e publikuar, aeroporti i Kukësit tashmë ka një plan operimi vetëm për fluturime lokale, ose domestic flight.
Madje në planin e operimit, aeroporti i Kukësit është me modelin VFR që është tregues i lëvizjeve të brendshme dhe navigimi behët vetëm me sy të lirë dhe me sistemin GPS të vetë avionit dhe jo IFV, ku ky shërbim bëhet nga instrumentet dhe është kusht për aeroportin ndërkombëtar.
Edhe më tej, i proklamuari i aeroporti i dytë ndërkombëtar, sipas Albkontroll, është i hapur vetëm 12 orë në ditë, pra nga mëngjesi në pasdite dhe jo natën. Orët e punës dhe operimit bëhen nga ora 5.00 e mëngjesit deri në orën 17.00
Nëse do të ishte certifikuar si aeroport ndërkombëtar do të ishte në listën e aeroporteve në ICAO. Por në ICAO, aeroporti i Kukësit nuk ekziston.
A do të certifikohet ndërkombëtarisht ky aeroport deri në datën 15 korrik kur edhe kanë filluar që të shiten biletat, kjo mbetet për tu parë.
A është e ligjshme shitja e biletave për fluturime nga një aeroport i cili nuk ekziston?
Dhe për më tepër me çmimet që vetë kryeministri i vendit ka reklamuar dhe ka publikuar si destinacionet ashtu edhe çmimet.
Sipas kryeministrit Rama fluturimet dot ë fillojnë në 15 korrik për dy destinacione Kukës – Zyrih 12 EUR, Zyrih – Kukës 28.66 EUR, Kukës – Stamboll 12 EUR,
Stamboll – Kukës 23 EUR.
Por a janë të mundshme dhe a është e vërtetë se këto janë çmimet reale apo vetëm çmimet e marketingut vetëm për 5 vendet e para.
Në analizën dhe dokumentet e siguruara nga Fax News, rezulton se avioni A319, i cili është avion i vogël për këto lloj fluturimesh, ka për një kosto për orë 4684 dollarë. Në këto kosto për vetëm një orë fluturim është e përfshirë, kostoja e stjuardesave, karburantit, siguracioni, kostoja për një sedilje. Udhëtimi nga Kukësi në Zyrich por edhe në Stamboll zgjat 1,5 orë.
Kjo është vetëm kosto e fluturimit në rast se fluturohet nga Kukësi. Por nëse deri në 15 korrik nuk arrihet certifikimi ndërkombëtar, atëherë fluturimi nis nga Kukësi, do të bëjë një ulje të detyruar dhe transit me kosto shtesë në Tiranë dhe më pas do të vazhdojë udhëtimin. Gjithashtu përtej zgjatjes së itinerarit dhe kostove të tjera shtesë në Rinas, shtohen edhe kostot në aeroportin e Zurich, i cili është zyrtarisht edhe aeroporti më i shtrenjtë në Europe, ku vetëm një nisje nga Zurich, kostot aeroportuale për ulje, parkim, Navigim. kushton 1380 euro, Tax pasagjer – 28.8 euro për çdo pasagjer në nisje dhe Handling (shërbiemt në tokë) -1500 euro për fluturim.
Por kostove të pasagjerëve do t’ju shtohet edhe udhëtimi më makinë ose me autobus drejt Kukësit, ku do të nisin fluturimin, do të ulen në aeroportin e Rinasit, do të bëjnë kontroll të detyruar dhe imbarkimin nga e para dhe më pas do të nisen sërish drejt destinacionit Zurich ose Stamboll.
Sigurisht që kostoja e biletës, edhe duke u përjashtuar disa nga taksat, për shkak se 10% e aksioneve në Air Albania janë shtetërore, sërish, çmimi, i një bilete duke marrë parasysh shitje për të gjitha sediljet, pa futur fitim në të do të kushtojë mbi 55 euro. Pyetja është kush i mbulon humbjet në këtë kompani? Kush do të paguajë fluturimet nën kosto të kompanisë.
Pse kompani të tjera ajrore nuk kanë skeduluar fluturime nga Kukësi?
Derisa të certifikohet aeroporti,Zayed, Flatrat e Veriut pasagjerët do të ndjekin modelin W të fluturimeve. Pra zgjatje rruge pa sens logjik dhe ekonomik.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

08/04/2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Si do kujdeseni për të mos cenuar pavarësinë nëse unë ju vij në zyrë? Anëtarja e KLP provokon Adnan Xholin! Prokurori: Do të sajdis me një kafe, në SPAK e bëjnë të mirë, u pëlqen të gjithëve… (VIDEO)

Si do kujdeseni për të mos cenuar pavarësinë nëse unë ju vij në zyrë? Anëtarja e KLP provokon Adnan Xholin! Prokurori: Do të sajdis me një kafe, në SPAK e bëjnë të mirë, u pëlqen të gjithëve… (VIDEO)

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Si do kujdeseni për të mos cenuar pavarësinë nëse unë ju vij në zyrë? Anëtarja e KLP provokon Adnan Xholin! Prokurori: Do të sajdis me një kafe, në SPAK e bëjnë të mirë, u pëlqen të gjithëve… (VIDEO)

Si do kujdeseni për të mos cenuar pavarësinë nëse unë ju vij në zyrë? Anëtarja e KLP provokon Adnan Xholin! Prokurori: Do të sajdis me një kafe, në SPAK e bëjnë të mirë, u pëlqen të gjithëve… (VIDEO)

11/12/2025
SHBA publikon listën e të rrezikshmëve, mes tyre 6 shqiptarë (EMRAT+FOTO)

SHBA publikon listën e të rrezikshmëve, mes tyre 6 shqiptarë (EMRAT+FOTO)

11/12/2025
Nis procesi për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, procesi ndiqet nga Nancy VanHorn, ambasadori i BE dhe përfaqësuesi i ambasadës britanike

Nis procesi për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, procesi ndiqet nga Nancy VanHorn, ambasadori i BE dhe përfaqësuesi i ambasadës britanike

11/12/2025
INSTAT: Gjysma e qarqeve kanë të ardhura për frymë më pak se 50% e Tiranës

INSTAT: Gjysma e qarqeve kanë të ardhura për frymë më pak se 50% e Tiranës

11/12/2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In