Shqiperia ne kerkim te opozites se re….
Ajo qe i mungon sot demokracise dhe shoqerise tone eshe pa dyshim opozita. Ka opozite qytetare, por nuk ka opozite politike. Kjo e fundit eshte ndare ne disa copa dhe secila prej tyre nuk e permbush dot misionin e te qenit nje opozite. Por, edhe ne u bashkofshin, ato nuk e formojne dot mozaikun e nje opozite te vertete, e nje opozite qe perben alternative qeverisëse. Pasi, secila pale ka nga nje barre kusure mbi supe.
Ne kuvendin e se shtunes, Berisha kreu nje akt formal te “rikonfirmimit” te tij ne krye te nje partie qe ende nuk eshte zyrtare. Ketu nuk kishte asnje risi apo surprize. Surprize ishte prezantimi i vajzes se Z. Berisha, Argita Berisha Malltezi, e cila duket se eshte ne provat gjenerale per t’u perfshire ne jeten aktive te partise qe babai i saj drejton prej 33 vjetesh.
Kuvendi u bojkotua nga deputetet e “grupit te Bardhit” qe kerkojne qe Berisha te terhiqet dhe t’ia lere votes se lire te zgjedhe lidershipin e ri.
Por Berisha duket se ka plane te tjera. Ai me gjithe energjite qe ka, nuk mund te jete me udheheqesi dhe as heroi ne zgjedhjet e 2025.
Nese kjo ndodh, nuk do te jete hera e pare. Dinastite politike jane te njohura nga Greqia deri ne SHBA. Por ndryshimi eshte se “princerit” nuk jane emeruar nga baballaret ne frone, por kane ecur me kontribute politike dhe i kane marre frenat permes votes.
Zonja Argita Berisha eshte nje grua e formuar dhe me nje integritet te padiskutueshem. Por a mund te jete ajo gruaja qe mund te ringreje opoziten e bere fertele?
Ne kuvend ajo mbajti nje fjalim te mire, ku nder te tjera beri thirrje per te korrigjuar gabimet e bera….
Por ne politike, zakonisht, gabimet nuk korrigjohen nga ata qe i bejne. Ne nje sistem demokratik kete e ben vota e lire. Ne PD (si ne krejt komunitetin e partive shqiptare) kjo ka munguar.
Nese do te duhet te korrigjohen gabimet, fillimisht ato duhen pranuar dhe mendoj se gabimi me i madh i Berishes nuk eshte emerimi i Bashes si mekembes i tij, sic edhe artikulohet shpesh ne pjesen e PD-se qe ai komandon. Gabimet shtrihen me heret, ne kohen kur PD-ja dhe Berisha ishin ne qeveri dhe kur media, shoqeria dhe opozita e kohes akuzonin per te njejtat afera korruptive qe akuzon opozita, media dhe shoqeria, qeverine e sotme.
Dhe ne politike gabimet nuk korrigjohen duke thene “me falni qe vodha heren e pare, dhe ju premtoj se nuk do vjedh me”.
Z.Berisha dhe mbeshtetesit e tij mund ta ngrene Znj. Berisha Malltezi ne krye te partise se tyre, por ajo nuk do te jete kurre gjenerata e re qe kerkohet me ngulm ne radhet e kesaj partie. Ajo do te jete thjesht vajza e politikanit Sali Berisha. Dhe partia e “saj” do te tkurret edhe me shume drejt nje partie familjare.
Zgjidhja e vetme per ringritjen e opozites sot eshte vota e lire per te zgjidhur nje lidership te ri, jo thjesht ne moshe, por ne fryme. Dhe zgjedhje nuk jane as ato qe ben Berisha ne njeren ane, e as ato qe ben Basha ne anen tjeter. Opozites nuk i duhet nje kryetar apo nje CEO, por nje lider qe bashkoje e frymezoje.
Te akuzosh, kritikosh, shash e mallkosh Ramen nuk mjafton per te fituar besimin e qytetareve gjithje ne tkurrje.
Une nuk bej pjese tek njerezit qe, ne vend qe ti bashkohen, zgjedhin ta kritikojne opoziten pasi kjo eshte rruga me e lehte. Por bej pjese tek njerezit qe mendojne se pas nje rrenimi nga qeverisjet plot afera dhe nje keqdrejtim sistematik 33 vjecar, partia me e madhe opozitare (ose e vetmja po te duam te themi), nuk ka nevoje per bojatisje per t’u dikur e re, por per nje rikonstruksion total per t’u bere nje alternative e besueshme dhe frymezuese.
Dhe kete e bejne vetem zgjedhjet e lira brenda forumeve politike.