29 March, 2023
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kulturë

Nga Mentor Kikia: Çfarë teatri mbron tani “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”?!..

by News Albania
May 24, 2020
in Kulturë
0
13
VIEWS
Share on Facebook

Çfarë teatri mbron tani “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”?

E di që puna më e keqe që mund të bësh është të gjykosh atë që punon. Por në rastin e protestës së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, medoj se është e nevojshme ta bëjmë këtë gjykim. Ndoqa protestën e fundit, atë të së premtes pasdite. Më mirë të mos e kishin bërë, ashtu shpejt e shpejt, siç tha dhe një nga organizatorët. Pa bosht, pa objektiv, pa sllogane që tregojnë drejtim dhe vizion. Vetëm të bërtitura, “Rama hajdut”, “Rama ik”, “Maskara”, “Plehrë”…
Unë e vlerësoj qëndresën qytetare për teatrin, si një pasuri të çmuar të shoqërisë aktive ndaj dhe po i jap të drejtë vetes të bëj disa gjykime.
Pyetja e parë që duhet bërë në këtë rast është: Çfarë teatri mbron tashmë “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”, pasi godina u shemb?
A kanë më kuptim përbetimet që “kamionët e betonit të tetarit të ri do të kalojnë mbi trupat tanë, kur mbi ta nuk kaloi fadroma që prishi ndërtesën e vjetër”?(Sa mirë që nuk patëm dëshmorë të tillë).
Dhe, mbi të gjitha, a ka kuptim që ajo qëndresë shembullore qytetare të shndërrohet në një grup “sharësish ordinerë” që zënë rrugën, si një turmë gjithnjë në mpakje?
Nuk dua të zbeh protestën e këtyre njerëzve kurajozë, përkundrazi dua ta shpëtoj si vlerë. Nëse protestuesit do të dalin sërish në rrugë për “Teatrin”, atëherë ata nuk duhet të dalin më. Edhe nëse dalin thjeshtë për të sharë Ramën, sërish nuk duhet të dalin më. Edhe pse teatri u shemb, ata nuk humbën. Sepse rezistenca e tyre tashmë është arkivuar si vlerë në demokracinë tonë çalamane. Për këtë arsye ajo nuk duhet të degjenerojë në një grup njerëzish ani-Rama, ku fjalori spo ka më limit për shkak të urrejtjes.
Unë do të dëshiroja që kjo përplasje të frymëzonte lëvizje dhe ideale më të mëdha sesa thjeshtë të shajmë Ramën mbarë e prapë në rrugë. Sepse idealet e reja lindin shpesh në momente krizash. Nëse ata që i kanë dalë në krye, nuk kanë në plan gjera më të mëdha, le ta lënë me kaq. Eshtë më bukur të mbahet mend si Rezistenca qytetare për të mbrojtur një teatër.
Rama nuk ikën as më të shara, as me të bërtitura. E provoi opozita vjet, me më shumë të shara, me më shumë njerëz, e madje edhe me shishe me benzinë.
Rama ka nevojë të përballet në zgjedhje me një alternativë të fortë, serioze, të re, që të frymëzojë atë kategori njerëzish që janë të bindur se kjo qeveri duhet të ikë, por nuk dinë kë të sjellin.
p.s: Miq, unë ju ftoj të shpërndani këtë shkrim si një ftesë për diskutim mbi këtë çështje.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window)
  • Click to share on Facebook (Opens in new window)
  • Click to share on Twitter (Opens in new window)
Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

April 2, 2022
Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

September 18, 2021
USAID dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim vizitë në bashkinë e Roskovecit

USAID dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim vizitë në bashkinë e Roskovecit

0

Kiev: Vajza goditet live nga raketa ruse

0

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0
USAID dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim vizitë në bashkinë e Roskovecit

USAID dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim vizitë në bashkinë e Roskovecit

March 29, 2023
Nga Azgan Haklaj: Marsi, projektues i Nëntorëve të Lirisë

Nga Azgan Haklaj: Marsi, projektues i Nëntorëve të Lirisë

March 29, 2023
Për sulmin me armë të Top Channel po hetohet një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore

Për sulmin me armë të Top Channel po hetohet një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore

March 29, 2023
Gjinekologu: Meshkujt shqiptarë bëjnë seks 3 minuta dhe flejnë 3 orë

Gjinekologu: Meshkujt shqiptarë bëjnë seks 3 minuta dhe flejnë 3 orë

March 29, 2023

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka

Adresa
Pranë teatrit "Bylis"

Copyright © 2022 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2022 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In