Ëndërroja të isha si Ju!!
Vesha kostum e kollare edhe pse nuk ishte në shijet e mija. Më zinte frymë, por e vesha, për t’u përshtatur klasit tuaj fallco. Më beso e dija që nuk ishte për mua as për prindërit e mi, por unë e kapërdiva krenarinë dhe ja ua bëra qefin.
Tek ai rreth ku unë bëra pjesë edhe vet pash nga afër llumin e shoqërisë. Edhe pse im at më ka edukuar të mos përbuz askënd, duke respektuar çdo lloj ngjyre të kuq, të zinjë, jeshil çdo lloj race që ekziston në këtë tokë me ju nuk e kuptoj pse nuk u përshtata dot.
Ju pata thënë do ta provojë, por nuk ju premtova se do bëhem domosdoshmërisht si Ju.
Mendoj se misioni im mbaroj, sigurisht do t’ju tregoj se këtu poshtë ka plotë lule të rritura nga ” Nëna Natyra” që kanë kaq shumë Aromë. I preferoj bio shijet, shijet tuja kanë shumë hormone.
Tani më lejoni të zhvishem nga dashurit e sajuara për hatër të kormerciales, zakonisht Dashuroj në çdo kohë edhe pse ndonjëherë bie shi e ka vetëtima. E di që kjo zgjedhja ime radikale nuk ju pëlqen, por unë do të largohem, jam e sigurt edhe ju do bëni një ditë si Unë.
Do më tregoni për ferrin që keni jetuar dhe unë do ju dëgjoj dhe sigurisht do pasurojë shkrimet e mija me eksperiencën tuaj.
Do qesh??
Sigurisht që jo…
Dikur edhe mua më lajthiti truri si Ju…
Nga ballkoni i kujtimeve do ju këndoj serenata, ndoshta kitarija ime do ju zgjoj nga gjumi juaj letargjik.
A mund ta di çfarë është Jeta??
Një Dëborë e bardhë dhe e pastër deri në momentin që e shkelin.
Sot po jua them në sy Mjaft se ma Shpifet.
Ederra ime nuk jeni më Ju!!!
Puthjet e mija kanë shije të tjera…
M. H
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka