Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, kreu i shtetit, thekson se “Tmerri nga fjala e lirë dhe pasqyrimi i së vërtetës është tipari kryesor i regjimeve kriminale që nuk e bazojnë qeverisjen mbi votën e lirë dhe fjalën e lirë, por në mbajtjen të shtypur dhe të frikësuar të popullit të tyre”.
Ai u ben lutje gazetareve te mos dorëzohen para presioneve të pushtetit dhe pronarëve!
“Ju lutem gazetarëve të më njoftojnë që kur të gjithë pronarët e tyre të dorëzohen para presioneve të pushtetit, të themelojmë së bashku një media transparente që ta nisë Kohën e Re me Përmbysjen e këtij regjimi të neveritshëm mediatik që turpëron çdo njeri me minimum dinjiteti”-thekson Meta.
Dua sot të shpreh solidaritetin më të fortë me të gjithë gazetarët që janë në një presion brutal nga të gjitha drejtimet për shkak të tmerrit nga raportimi i të vërtetave të tyre në publik.
Tmerri nga fjala e lirë dhe pasqyrimi i së vërtetës është tipari kryesor i regjimeve kriminale që nuk e bazojnë qeverisjen mbi votën e lirë dhe fjalën e lirë, por në mbajtjen të shtypur dhe të frikësuar të popullit të tyre”. Ilir Meta në çdo pozicion politik i ndodhur dhe në çdo situatë politike personale ka ditur të krijojë raporte të mira dhe të balancuara me përfaqësuesit e shtypit. Kjo sjellje e një pushtetari të lartë është për t’u përshëndetur dhe pëlqyer! Ndaj unë ja pëlqej këtë sjellje e raport miqësor që Presidenti ndan me gazetarët dhe median në përgjithësi!