VIPAT E LESHIT…
I shikon teksa pine kafe duke qeshur bareve te kryeqytetit…i shikon te drekojne apo darkojne me njeri tjetrin…i shikon ne media ne formate te ndryshme televizive…i shikon te komentohen me fjalet e llustrat hipokrite me te bukura ne rrjetet sociale pasi aty i lexojne dhe te tjeret…i shikon qe aprovojne e “mahniten” me statuset videot apo dhe fotot e njeri tjetrit…dhe aty per nje çast thua me vete…- Sa duhen…sa bukur ja te gjithe bashke…bravo…
Por si gjithmone fasada genjen…
Provoni ti ngacmoni apo tu prekni pak interesat…dhe menjehere do t’ju shesin…nje uragan vreri do versulet mbi ju…do vjellin e do thone per ju se nuk ju njohin…dhe se as qe u intereson se kush jeni…
Pra pas dreka darkave apo komenteve e postimeve te tyre ne rrjetet sociale…fshihet smira…mllefi…xhelozia…personale apo profesionale dhe “respekti per shkak te interesave”…
Nje vend qe ka me shume “vipa” sesa njerez te zakonshem…nuk mund te jete i jashtezakonshem…Mania per tu shoqeruar…takuar apo per ta pasur mire me ata qe cilesohen si “vipat e showbizit politikes apo mediave shqiptare” i ka bere njerezit makiaveliste…jane gati te te duan per sa kohe je i rendesishem per ta…nuk ka rendesi sesi je ne shpirt…nuk ka rendesi sesi ke arritur te besh i famshem…me post apo i pasur…rendesi ka te te peshoje fjala…te kesh karrigen e larte apo parate me te cilat ke blere dhe popullaritetin…
E di fort mire qe ata qe do ta lexojne kete do thone…
- Fundja Lenci nuk na the ndonje gje te re…
Mbase kane deri diku te drejte…keto nuk jane me gjera risi ne Shqiperi…por kur mendon per nje moment qe femijet po rriten me keto lloj modelesh suksesi apo viplleku…ne nje moment thua me vete…
Jetojme ne Shqiperi…ketu ku treçereku i njerezve njihen me njeri tjetrin…dhe dalin kushurinj…ketu nuk ka me popull te thjeshte…ketu ka vetem VIPA LESHI…
(shkruar ne 2018 por me duket eshte akoma aktuale)