Nuk janë vetëvrasje. Eshtë Holokaust ekonomik, politik, social, mediatik dhe shtetëror!
Sot hapa ditën me lajmin makabër të radhës. Një vazjë 25 vjecare në lulen e rinisë është hedhur nga pallati në Durrës dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Arsyet me sa duket janë të njejta, edhe pse hetimet sapo kanë nisur. Depresion si shkak i varfërisë ekstreme dhe i mungesës së shpresës.
Mijëra vajza e djem, të bukur si drita, të aftë, të shkathët, punëtorë e ambiciozë, e nisin procesin e autodepresionit fillimisht nga telefoni që kanë në dorë para se të bëhen gati të mësojnë gjermanisht qe te largohen si infermiere dhe të gjejnë ndonjë rrugë për të kapur ndonjë gomone të lirë për në Angli. Sapo të hysh në instagram apo në facebook, do të gjesh një ushtri të madhe rrospish që nuk kanë punuar në jetën e tyre asnjë ditë, qe nuk dine te bejne asgje dhe shpalosin jetën e tyre prej luksi të shfrenuar, plazheve ekzotike e resorteve me pesë yje, me barka, skafe, Range Rover, fruta deti ertj etj.
60-70% e të rinjve nuk dinë si të mbyllin muajin, as kanë asnjë kokërr leku në xhep dhe sapo hapin sytë në Facebook e Instagram, përballen me një jetë të shfrenuar luksi të lloj lloj lavireje femër apo mashkull, që askush nuk di të thotë nga i kanë të ardhurat, por ata kanë gjithmonë mundësi të bëjnë jetë luksi me të cilën e plasin dhe e depresojnë mjerimin në rrjetet sociale dhe kërkojnë një lloj supermacie ndaj tij si shprehje uleritese e kompleksit te inferioritetit.
Mos të mendojë askush që unë jam kundër luksit, apo kundër pushimeve apo kundër pasurisë, apo jetës së bukur, për ata që i kanë me djersë dhe me gjak. Lumturohem me shpirt kur shoh cdo mik apo mikeshën time në FB apo në Insta që po gëzohet e po lumturohet dhe i lutem Zotit t’ua shtojë pasurinë dhe lumturinë pasi e kam shpirtin plot. Por kur sheh, se në këtë vend janë rrënuar vlerat dhe promovohet llumi, ti e kupton se ka njerëz, vajza e djem dhe jo vetëm që nuk janë të përgatitur psikologjikisht për ta përballuar këtë traumë që të trondit në gjoks.
Shqipëria po shfarroset me projekt të qartë dhe të mirëdetajuar politik, shtetëror, mediatik, social, ekonomik dhe kulturor. Të rinjtë dhe të rejat tona të mrekullueshëm janë viktimat e parë të këtij Holokausi shtetëror, pasi ata nuk janë të trajnuar dhe të përgatitur psikologjikisht as gjenetikisht për të qenë krijesa të fëlliqura, as për të qenë patronazhistë, as për të qenë lavire, as për të qenë skllevër lekarësh e pasunarësh të rinj analfabetë që mendojnë se i kanë njerëzit në dorë, me bukën e fëmijëve.
Mijëra djem e vajza në këtë vend që nuk i njeh njeri, vijnë nga familje të ndershme, që nuk i kanë patur baballarët spiunë sigurimi as mamatë lavire mullarësh e kooperativash dhe nuk janë në gjëndje të bëjnë kompromise të pista për të siguruar minimumin jetik, as për t’iu nënshtruar partive, as për të ngrënë m*t sheikësh apo qerosësh hajvanë që nuk dinë të shkruajnë as emrin e vet por lëvizin me Range Rover Vogue të 2022.
Mijëra djem e vajza të jashtzakonshëm në këtë vend që po ftohen zyrtarisht që të degjenerohen nuk kanë fuqi të dalin dhe të shkojnë shumë larg genit të tyre sepse geni është spiun. Ata që nuk i kanë patur prindërit lavire nuk bëhen dot lavire dhe pikë. Ka edhe përjashtime sigurisht si cdo rregull.
Përvec kësaj, është edhe një ushtri e madhe karaputanash mediatike, të cilat promovojnë vetëm llumin, degjenerimin, poshtërsinë, perversitetin, ndyrësinë, kurvërinë, fëlliqësinë, degradimin dhe bombardojnë non stop, banorët e Republikës së Mjerimit, me lajme VIP-ash që nuk kanë asnjë aksion intelektual e kulturor në shoqëri, përvec kofshëve, shalëve, gjinjve dhe buzëve të mbushura me llastik e plasmas.
Në pjesën më të madhe të protestave ku kam marrë pjesë, kam patur në krah bashkëshorten time. Një inxhiniere kimiste e super shkolluar që ka lënë kryeqytetin e Botës për të luftuar me burrin e saj në kënetën shqiptare, dhe si ajo mund të ketë me qindra në shesh. Por asnjë media nuk merret me këtë fakt, që ta bëjë lajm dhe të inkurajojë zonjat e tjera. Karaputanat mediatike të Shqipërisë kanë pushtuar rrjetin duke thënë se në protestë ishte e pranishme edhe një vajzë shumë e njohur Show Biz-i, dhe kanë analizuar atletet e saj, rimelin, buzekuqin, thonjte, kapelen edhe pordhën.
Të gjendur përballë kësaj morsete vrasese dhe këtij projeksioni shkaterrues, të rinjtë dhe të rejat tona, janë të pafuqishëm për ta tretur, dhe në kushtet e depresionit të dalë jashtë kontrollit, ata marrin vendimin ekstrem të vetëvrasjes për të shpëtuar menjëherë nga dhimbjet.
Vajza dhe gra të jashtzakonshme të këtij vendi dhe djemtë e ngjashëm me to. Ju ka bekuar i madhi Zot që jeni më të bukurit e dheut. Me vendin më të bukur të dheut. Me gjuhën dhe kulturën më të bukur të dheut. Me zakonet, traditën, kulturën, më të bukur të dheut. Kur të ndjeheni keq dhe në gjëndje depresioni, mos u hidhni nga pallatet. Ngjituni tek kati më i lartë i dhimbjes tuaj dhe hidhjuni perversitetit shtetëror në grykë, sepse duan të na shuajnë si Komb. Ky është një Holokaust!