Ç’na dëgjuan veshët sonte! Një gjëmë një llahtarë! Një 8 vjeçar u nis në shkollë e nuk mbërriti dot kurrë me shokët! I plasi shpirti nënë gjorës ku ta gjejë birin! Ajo nëne e çdo nënë malin e Dajtit e bën fushë për fëmijën, po e shkreta se kish menduar që komshiu do i vriste djalin që e nisi në shkollë! Edhe ne që e dëgjuam ky lajm na drodhi zemrën! Zog i vogël që të ndalën këngën se dije ç’ të priste në rrugë! Mjerë nëna jote , që i thave krahët!
Si e lanë jashtë, si nuk e ka arrestuar policia ate kriminel? Duhej të vriste një fëmijë që te zbulohej çfarë përfaqëson ai mostër? Nisur nga fakti se ngjarja u zbulua shumë shpejt nga oficerët e krimeve , policia e paska patur të skeduar? Pse nuk e kanë izoluar , ndaluar, arrestuar në kohë? Duhej të bënte këtë gjëme që të arrestohej? Qaj e mjerë nënë sa ti tundesh malet e themelet tokës, se ata që duhet të mbrojnë fëmijët nga monstrat, pale ku pijnë raki e hanë qofte! O Zot na i mbro fëmijët nga çdo e keqe sado e vogël! O Zot ne jemi ndërtuar, zhgabonja të vërteta për të vegjlit tanë, por kurrë se dimë sa afër është e keqja!
Ligji në këtë rast të dënojë me ekzekutim autorin por pa ndëshkim të mos mbeten edhe ata që një kriminel e kanë lënë të lirë!
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka