Në prezantimin e projektit të ri “RRISIM QËNDRUESHMËRINË NDAJ EKSTREMIZMIT PËR NJË TË ARDHME MË TË SIGURT”, i cili do të implementohet nga Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar Elbasan, me mbështetjen e Ambasadës së SH.B.A në Tiranë.
Me bindje shpreha besimin se ky projekt ashtu si dhe më parë do të jetë i suksesshëm dhe me fryte konkrete.
Projekti synon të parandalojë ekstremizmin e dhunshëm në Qarkun Elbasan për të krijuar mjedise të sigurta nëpërmjet aktiviteteve të të rinjve, e të forcojë harmoninë, një cilësi me të cilën ne krenohemi.
Ekstremizmi i dhunshëm, është një fenomen për të cilin në vendin tone nga viti 2015 kemi punuar ti përgjigjemi e sidomos ta parandalojmë.
Qeveria Shqiptare në vitin 2015 miratoi strategjinë kombëtare për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm që në fillim të të cilës theksohet nxitja e një mjedisi të sigurt, bazuar në respektimin e të drejtave dhe vlerave themelore.
Ky projekt do të ndihmojë që në të gjitha bashkitë e qarkut Elbasan, të rinjtë të jenë pjesë jo vetëm në hartimin e planeve të veprimit por dhe në zbatimin e tyre.
Ashtu si dhe u theksua në prezantimin e shkurtër të projektit, kontributi I klerikëve përfaqësuesve të besimeve fetare kanë patur dhe kanë një rol të rëndësishëm në përçimin e mesazheve të paqes dhe sigurisë gjatë ketyre viteve të fundit, ashtu si besoj se do të jenë shumë të rëndësishëm në zbatimin e këtij projekti.
Të rinjtë janë e ardhmja, e ne jemi dëshmitarë të punëve dhe projekteve të jashtëzakonshme në shërbim të komuniteteve, familjeve por edhe të secilit prej nesh që ata kanë realizuar në bashkitë tona.
Po ashtu së bashku me Qendrën e Besimit Ndërfetar, do të japim mesazhin që do të kemi sukses në luftën dhe sidomos në parandalimin e këtij fenomeni.
Duke uruar që të gjithë bashkë të bëjmë më të mirën për të pas sa më shumë sukses në realizimin e këtij projekti.
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka