Korrupsioni eshte faktori themelor qe ka varferuar vendin, qe ka zhytur qeverine ne skandale, qe ka thyer besimin tek lidershipi i tre Partive dhe qe ka vrare shpresen.
Lufta kunder korrupsionit eshte kyç per ndaljen e renies se ekonomise, te institucione te vendit e te demokracise.
Korrupsioni nuk luftohet nga ata qe e kane kthyer ate ne mjetin e pasurimit te tyre e te familjeve te tyre.
Vendi ka nevoje per ndryshim, per lidership te pakorruptuar.
IT-Organizata nderkombetare e Tansparences (kundra korrupsionit) rendit Shqiperine si nje vend me risk te larte nga korrupsioni. Raporti ne te njejten kohe vë ne dukje se Parlamenti i 4 viteve te fundit nuk ka kryer detyren e tij per te kontrolluar qeverine.
Sipa TI ne jemi vendi ku:
“Politikanët dhe networket e tyre po kontrollojnë aferat e vendit të tyre për të përfituar nga korrupsioni pa u ndëshkuar.
Te shumte jane shembuj të kapjes së shtetit, kur individë dhe grupe të përdorin korrupsionin për të hartuar politikat, ligjet dhe ekonominë e një vendi vetem per interesat e tyre private. Kjo i lejon të korruptuarit të ruajnë pushtetin e tyre, të pasurohen nga shteti dhe të shmangin dënimin.
Qytetarët e zakonshëm paguajnë për këtë përmes humbjes së jetesës, shërbimeve të dobëta publike, mundësive të kufizuara dhe duke humbur besimin te demokracia pasi shohin që institucionet shteterore u shërbejnë interesave private.
Për më tepër, Transparency International vë në dukje se mbikëqyrja e jashtme mbetet e dobët dhe zbulon se parlamenti nuk arrin të kontrollojë punën e qeverisë rregullisht. Shumica e prokurimeve të mbrojtjes është me burim të vetëm dhe “ekzistojnë rreziqe të konsiderueshme korrupsioni në lidhje me operacionet ushtarake.”