MALL PËR TY RINI
Ndiej mall për ty rinia ime
Sa më largë,aq më shumë përmallim
Vitet e tua borxh që s’lahet kurrë
Thjesht një fletë ditari si kujtim
Ikën vitet e rinisë një nga një
U mblodhën si një grusht yjesh në qiell
Shpesh përlotem
Për ditë e netë të humbura
Duke parë ëndrra me sy hapur në qiell
Rininë time e kam arkivuar në kujtesë
Shpesh bëj të qaj,por nuk kam zë
Muzeu I kujtesës ka hapur dyert
Por vitet e rinis s’ka zotë që t’i kthejë më
Më merr malli për ty rinia ime e bukur
Kam frikë të shoh vehten në pasqyrë
I frikësohem netëve të gjata pa gjumë
Ashtu siç më trembin ca rrudha në fytyrë.
****AUTORJA *****
****Jana Tafilaj ****
****16.12.2023!!!!