Proçes mosnjohje apo …
Para tre ditësh Ambasadorja Yuri Kim, hedh ne Twitter, Instagram dhe Facebook një foto me Ismail Kadarenë në shtëpinë e tij. Rrjeti u mor me shëmtinë e fotos, e kjo do të thotë të Ismail Kadares. Body talk flet shumë për këtë foto që do të jetë një shkrim tjetër, jo për shëmtinë e fotos, por për shëmtinë e atij takimi dhe mesazhin që jep Ambasadorja Kim. E cila shkruan; “Ishte kënaqësi takimi ta bëja këtë diskutim nga afër (bëhet fjalë për librin e Kadaresë “Identiteti evropian i shqiptarëve” ) me një nga mendimtarët më të mëdhenj të Europës.” Wowwwww! “Identiteti europian shqiptar” nje libër prej 66 faqesh apo një shkrim i përmbledhur, nuk është studim psikoanalitik, as filozofik, as social dhe as kulturor-politik për të spjeguar identitetin evropian shqiptar, si pamundësi e Ismail Kadaresë në këtë fushë dhe… Ashtu si dje me ambasadorët kinez, ku fliste për lidhjen shqiprtërore të Kinës dhe Shqipërisë si përfaqsues të komunizmit botëror, ashtu dhe sot flet me Ambasadoren Yuri Kim të SH.B.A në interes te tij, duke manipular për favoret e tij dhe familijes së tij.
Zonja Ambassadore e di shumë mirë se vajza e Ismail Kadaresë sillet si Ambasadore e Shqipërisë sa në Paris ne UNESCO-n sa në New York në OKB që nga Nano dhe Berisha e së fundi Rama, pa asnjë edukim në fushën e diplomacisë, pa asnjë aftësi, por vetëm si vajza Kadaresë për ti shërbyer regjimeve të radhës Ismaili, ashtu si dje regjimit communist të Enver Hoxhës dhe sot.
- Zonja Ambassadore tregon se jo vetëm nuk ka njohje për veprën dhe shkrimet e Ismail Kadares, por ajo dhe refuzon të mësoj jo vetëm rreth veprës së Ismail Kadare, që kërkush në Europë nuk e njeh si “mendimtar i madh” jo e jo, por aspak fare si medimtar por si shkrimtar.
Zonja ambassadore si brënda në Ambasadë dhe jashtë saj, është e rrethuar nga njerëzit dhe shërbëtorët e nomenklaturës komuniste, ashtu si the paraardhësit e sạj deri spiunë të ish Sigurimit të shtetit. Kjo është shumë e rëndë për ata që sakrifikuan dhe ruajtën moralin dhe e ruajnë edhe sot për mos t’i shërbyer të keqes nëpërmjet manipulim – simulimit dhe fallsifikimit historik me të vërtetën. E di që ata që ruajtën moralin the vazhdojnë për mos ti shërbyer të keqes dhe për të thënë të vërtetën janë shumë pak dhe po pakësohen gjithmonë e më shumë edhe nga zhgënjimi që Perëndimi dhe politikat e SHBA pô i japin përkrahje pikërisht ish shërbëtorëve të regjimit komunist dhe trashëgimtarëve të tyre nepotik dhe klanor ku kanë zaptuar dhe sunduar të gjitha fushat, politik, ekonomi, media, kulture, diplomaci, dje me krimin ideologjik-politik, sot me krimin politik-korruptiv-kriminal.
Gur themeli i mendimit filozofik-politik-social, mendimtari Socrates, meqë Ambasadorja foli për mendimtar, para së të helmonte veten nga akuzat e rreme të manipulotorëve dhe fallsifikatorëve të vërtetës dhe historisë, i tha trupit gjykues: Unë e di ku po shkoj, por ju nuk e dini ku po shkoni.
Sot Zonjës Ambassadore Yuri Kim, po i jap një pjesë nga libri i Ismail Kadare “Linjat e Largëta”, se çfarë ka shkruar “mendimtari i madh europian” për Perëndimin dhe Amerikën dhe demokracinë. Kjo është një përqindje shumë e vogël e atyre që ka shkruar dje dhe si kthen pllakën sot duke e perifrazuar nje varg te Fanolit, “Dhe Feridi fare ndërron frynë bëlçitë dhe gjëmon/ Se katranı zbardhëllon.”
Nga Ismail Kadare
Një botë në rënie
-1-
“…Pas pasurisë borgjezia kërkon pushtet dhe pas pushtetit kërkon lavdi. Një shekull më parë Marksi e ka parashikuar edhe këtë. …Shoqëria e sëmurë amerikane e tregon veten e saj sidomos natën… Broduej është një lloj ekspozite e Nju Jorkut. Këtu lluksi dhe mizerja, bukuria dhe turpi, brutaliteti dhe protesta, mençuria dhe degjenerimi, të ndriçuara në mënyrë të ethshme, rrinë pranë e pranë… Kur bie nata, Broduej shfaqet lakuriq me gjithë vulgaritetin e vet, i babëzitur, i paturpshëm… Në Broduej, në sfondin e shkëlqimit të çmendur, mjerimi dhe degjenerimi shfaqen lakuriq. …SHBA janë bërë vendi klasik i shantazheve dhe vrasjeve politike. Përgatitja e atentateve ka arritur këtu përfeksionimin më të lartë… Statuja e lirisë është monumenti që borgjezia i ka ngritur lirisë së saj, lirisë për të sunduar. …Ka disa muaj që në ekranet mund të shikosh gjëra më të shthurura që mund të sajojë imagjinata më e sëmurë e maniakëve seksualë… Ky mit është një nga shfaqjet e shkallëzimit të degjenerimit të shoqërisë së sëmurë amerikane… Asnjëherë dhe asgjëkundi nuk mund të jetë poshtëruar femra në këtë mënyrë. …Rinia amerikane është në kërkim të vazhdueshëm. Ajo kërkon rrugët e protestës. Dyqanet e letërsisë politike janë të mbushura ditë e natë me të rinj… Ata kërkojnë librat e Leninit, Marksit, Stalinit… Çe Guevarës. Po sidoqoftë, autori që kërkonin mbi të gjithë është Lenini!” (Ismail Kadare, “Vepra Letrare”, “Një botë në rënie”, vëll. 12, fq. 271–294)
Ismail Kadare
Linjat e largëta
Faqe 107
Nju Jorku është një qytet i shqetësuar. Ai është i fuqishëm në shqetësimin e tij. Nju Jorku është një nga kështjellat e kapitalizmit, por ai është njëkohësisht nga kështjellat e forcave përparimtare të Amerikës. Kjo është dialektike. Indinjata dhe protesta lindin atje ku është shtypja.
Demostratat, grevat, përleshjet me policinë janë të zakonshme në Nju Jork. Presidenti i SHBA, Nikson, vjen shumë rrallë, ose pothuaj nuk vjen fare në «qytetin imperial», kurse nënpresidenti
Spiro Agnju, ky fashist i urryer, armik i betuar i studentëve, shkrimtarëve dhe gazetarëve përparimtarë, as që guxon të shfaqet kurrë këtu.
Në Nju Jork, ashtu si në gjithë SHBA, po zhvillohen tani grupimi dhe rigrupimi i forcave.
Nga një anë reaksioni më i tërbuar, racistët, fashistët, gollduoteristët, të djathtët e çdo ngjyre (zakonisht këta mbajnë flamurin amerikan në xhaketë, në maqinë ose në dritare të shtëpisë); nga ana tjetër, punëtorët revolucionarë, studentët dhe
inteligjencia përparimtare.
Midis tyre qëndrojnë masa të tëra njerëzish të çorientuar, pacifistë, anarkistë, gjithfarë klubesh e organizatash me programe të paqarta, që nuk dinë as vetë ç’kërkojnë. Kjo të kujton mjegullën që krijohet në vendin ku ndeshen dy lumenj me temperatura të ndryshme. Dalja e hipive në SHBA nuk është një fenomen i rastit.
Këta të rinj flokëlëshuar, që mbushin rrugët e Nju Jorkut, sidomos rajonin e Grinuiç Vilejxh, që është qendra e tyre, janë produkt i kohës. Me mënyrën e tyre të jetesës, në të cilën ka diçka nga
Faqe 108
Bibla dhe diçka nga Froidi, hipitë tregojnë përbuzjen e tyre për shoqërinë kapitaliste, për institucionet, ligjet, moralin, familjen, ideologjinë e saj (një pjesë e hipive janë djem e vajza nga klasat e larta, që kanë braktisur familjet). Mirëpo brutalitetit të shoqërisë kapitaliste ata nuk i kundërvënë gjë tjetër veçse pacifizmin dhe lirinë seksuale, të cilat, sipas tyre, do t’i tronditin themelet e kësaj shoqërie.
Rinia amerikane është në kërkim të vazhdueshëm. Ajo kërkon rrugët e protestës. Dyqanet e letërsisë politike janë të mbushura ditë e natë plot me të rinj. Me fytyra serioze e të preokupuara
ata rrinë me orë të tëra përpara rafteve, zgjedhin libra, diskutojnë. Ata kërkojnë librat Leninit, Marksit, Stalinit. Të rinj të tjerë kërkojnë librat e Çe Guevares, të Martin Ljuter Kingut.
Ka edhe nga ata që kërkojnë veprat e Trockit ose të Rozhe Garodisë (një konfuzion i tillë në konditat e jetës amerikane është i natyrshëm).
Por, sidoqoftë, autori që kërkohet mbi të gjithë është Lenini. Në Grinuiç Vilejxh, në dyqane të vogla gjysmë të fshehta shitet literaturë ilegale (underground press) e shaptilografuar. Një pjesë e saj është revolucionare.
Rritja e lëvizjes përparimtare shkakton një presion akoma më të fortë nga forcat e reaksionit. Obskurantët, fashistët, janë gati të bëjnë gjithshka për të mbytur zërin e protestës. SHBA janë bërë vendi klasik i shantazheve dhe vrasjeve politike. Pregatitja e atentateve ka arritur këtu perfeksionimin më të lartë. Në ndërgjegjen e amerikanit të thjeshtë është ngulitur gjer në fatalizëm ideja se manjatët e bankave dhe të monopoleve
Faqe 109
mund zhdukin cilindo që nuk u pelqen, qofte ky njeri me autoritet dhe pushtet. Pas vrasjes së Robert Keneditnë SHBA përsëritej e përsëritej per pushim pvetja alarmante: What’s wrong with America (Ç eshte keshtu me Ameriken?).
Skast te mos e bejne kete pyetje miliona qytetare te thjeshte amerikane te cilet detyrohen të mbanë revolver dhe automatike për të mbrojtur apartamentet e tyre nga sulmet e banditëve. Nuk
eshte i mestit suksesi i librit Gjakftohtesisht i shkrimtarit te ri Trumen Kapote, i cili përshkruan te verteten e nje krimi të tmerrshëm që ndodhi në një qytet te vogel amerikan para disa vjetësh.
“Ç’eshte keshtu me Amerikën” këtë pyetje e bejne amerikanët edhe kur mendojnë se në vendin e tyre me pasuri të mëdha, në vendin ku shpenzohen miliarda dollarë për agresione ndaj vendeve te huaja, ata detyrohen të shpenzojnë një pjesë të
madhe te pages së tyre për të mbuluar qiranë e apartamentit rrethuar nga kurthet e panumërta te“imperializmit shtëpiak” (domestie imperialism), i cili krijon tek ata hipnozën e blerjes, amerikanët mendojnë se do të gjenden një ditë papritur për
para nevojës për t’u kuruar në spital, ky është nje rrebesh i vërtetë në kursimet e njeriut të thjeshte Dhe njeriu i thjeshtë s’ka si të mos trishtohet dhe pastaj të revoltohet kur kalon përpara
spitalit te qenve në Nju Jork Madhështor, me ngjyre gri të çelur, ngrihet ky spital në Manhatan,ale bregun e Ist-Riverit jo shumë larg ndërtesës së OKB-së Atje vizitohen, kurohen, operohen, mbahen nën mbikëqyrje të gjatë qentë e zonjave të pasura të Nju Jorkut. Përpara tij gjithmonë ka grumbuj të mëdhenj veturash luksoze. Në korrido-
Faqe 110
-ret dhe sallat e tij të pritjes zonjat njujorkeze i tregojnë me paslon njëra-tjetrës për gjendjen e qenve te tyre t8 dashur, për shqetësimet, preokupimet e tyre, për hollesite e sëmundjes. Duke treguar, ato mallëngjehen, psherëtijnë, fshijnë sytë me shami.
Pastaj më vonë marrin në telefon njëra-tjetrën, pyesin, ngushëllojnë, i japin zemër shoqja-shoqes. E gjithë kjo nuk eshte shtesë e fantazise. Janë skena tepër te thjeshta dhe të zakonshme. Ndodhin skena shumë më tronditëse, të cilat, ndoshta, nuk do t’i besonte njeri. Por po të kujtosh faktin se kurimi i nje qeni në spitalin pranë Ist-Rivertit kushton rreth 2000 dollarë, atëhere është shumë e thjeshtë për t’u bindur se lotet dhe psherëtimat për fatin e qenit të shtruar në spital janë serioze.
Amerikani i thjeshtë, që kalon përpara spitalit luksoz të qenve në Manhatan, edhe sikur të jetë një njeri që i do kafshët, edhe sikur të jetë anëtar i ndonjë shoqërie për mbrojtjen e kafshëve, prapëseprapë s’ka si të mos fyhet për këtë kujdes dhe konfort të jashtëzakonshëm që u sigurohet qenve në një kohë që njerëzit e thjeshtë 18 Amerikës duhet të mendohen mirë përpara se te shtrohen qoftë edhe në një spital shumë më të keq se spitali i famshëm në bregun e Ist-Riverit.
Kongresi po u jep fund punimeve. Nje fryme e përgjithshme e përparimtare gjithmonë e më tepër ndihet në ditët e tij të fundit. Delegatëve te klikave tradhëtare të Çan Kai Shise, Koresë së Jugut dhe Saigonit, që mundën të qëndronin gjatë
Faqe 111
punimeve, ditët e fundit jo vetëm që nuk u jepet fjala, por detyrohen të dalin jashtë sallës. Njeri pas tjetrit, të zemëruar, me sy të përlotur, nën shikimet plot urrejtje dhe përbuzje të shumicës së delegatëve, ata braktisin sallën. Të fundit dalin
Stella me Marijen…
Izraeli e ndjen veten ngushtë. Edhe atij I vërtitet dëbimi. Mirëpo, me makinacione të shkathëta e diallëzore, me ndihmën e tërthortë të disa fuqive të mëdha dhe me demagogjinë e tij të
fortë (delegati izraelit e fillon fjalimin duke dënuar agresionin amerikan në Vietnam!). Izraeli e kapërcen edhe këtë herë situatën e vështirë dhe mbetet në sallë.
Në tribunë ngjitet përsëri U Tani. Mirëpo këtë herë filozofimet në fjalët e tij të mbylljes priten me zhurmë dhe ilaritet. Dymbëdhjetë ditë debate dhe përplasje mendimesh, megjithëse në një situatë pak të rrëmujshme, kanë sqaruar, sido qoftë, disa gjëra. Në letrën rezolutë që i dërgohet Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, dënohen agresioni sovjetik në Çekosllovaki dhe doktrina brezhnjeviane e sovranitetit të kufizuar.
Dita e fundit është një ditë e errët për delegatët revizionistë.
Për herë të fundit ambientet e OKB-së ziejnë nga delegatët e Kongresit botëror të Rinisë. Këto ambiente, duke filluar nga kafeja, xhamet e së cilës vështrojnë ujërat e Ist-Riverit, e gjer në sallën e mbledhjeve plenare, kanë historinë e tyre, të përbërë nga ngjarje të vogla e të mëdha, të rëndësishme e të parëndësishme, dramatike e qesharake. Çdo qoshe dhe korridor në këtë ndërtesë ka qenë dëshmitar i këtyre ngjarjeve. Të
Faqe 112
heshtur mbi qilimin e gjelbër rrinë kolltuket dhe kanapetë, ku kanë fjetur shumë herë diplomatët në pushimet e mbledhjeve të gjata e të lodhshme. Në sallën e madhe, përpara, në të djathtë, është tavolina e famshme që u godit nga këpuca e Hrushovit më 1960. Ajo nuk do të harrohet për një kohë të gjatë.
Dalëngadalë grupet e delegatëve braktisin sallat, korridoret dhe kafenë. Pas pak pastruesit do të vërtiten të heshtur në të gjitha ambientet, që për dy javë rrjesht patën një gjallëri të jashtëzakonshme,
Zbresim në garazhin e nëndheshëm, në vendin më të qetë të OKB-së dhe, pasi ndahemi në oborr me miqtë tanë të shumtë, ikim.
Është e premte pasdite. Qyteti përsëri gulçon.Urat që lidhin Manhatanin me Bruklinin, Kuinzin, Bronksin, Nju Xhersin janë të mbushura plot. Njujorkezët shpejtojnë drejt periferive.
Kapërcejmë urën Xhorxh Uashington mbi Hudson dhe dalim në shtetin fqinj Nju Xhersi. Natyra është e bukur. Hudsoni i gjerë shtyn valët e shkumëzuara drejt oqeanit. Që nga bregu tjetër i lumit duken në largësi Nju Jorku, lagjet në lindje të Manhatanit, Ishulli i Gjatë, vetë Manhatani mbuluar me një re bojë hiri. Vija e horizontit mbi Manhatan vizatohet për shkak të gratacieleve në
Një formë të jashtëzakonshme. Një shkrimtar i ri amerikan e ka krahasuar atë me vijën e grafikut të temperaturës në kartelën e të sëmurit.
What’s wrong with America?
Ky vend i gjerë e i bukur, ky popull që ka ndërtuar këto rrugë e këto ura madhështore, që duken sikur janë mishërimi i poemave të Uollt
Faqe 113
Ujtmenit, populli që ka krijuar kulturën dhe artin e madh demokratik amerikan, nuk ka se si të pajtohet gjatë me sundimin e padronëve të tij dhe me gjithë anormalitetin, shëmtimin, shtypjen, brutalitetin që rrjedhin nga ky sundim. Populli amerikan është tjetër gjë dhe padronët e SHBA janë tjetër gjë. Sado që të përpiqen sunduesit e SHBA, ata nuk mund ta ndajnë dot popullin amerikan nga lufta e popujve të tjerë për liri. Kalbësira e sistemit kapitalist ndikon në mënyrë të ndjeshme në shoqërinë amerikane, por kjo kalbësirë prek vetëm shtresa të caktuara të saj, kurse për masën e madhe e të fuqishme të popullit të mirëfilltë ajo është kalimtare, sepse populli është i pavdekshën..