Këta të emëruar të “pluralizmit” nxjerrë nga gjakrat e menopauzës komuniste.
Është qesharake por edhe tragjike njëhkohësish që politika dhe shoqëria shqipëtare merret me dekomunistizimin dhe pastrimin e politikës nga dosjet e Sigurimit të Shtetit dhe shërbëtorëve të regjimit në kulture, art, letërsi dhe atë që quhet botë akademike e pushtetit edhe sot.
Këta të emëruar të “pluralizmit” nxjerrë nga gjakrat e menopauzave komuniste të 1990, morën fuqinë demo(n)kratike dhe shkatërruan pronat publike private me vërshimet barbare të të ardhurve të përdorur si militantë partish.
Këta të emëruar të “pluralizmit” të nxjerrë nga gjakrat e menopauzes e komuniste të 1990 me grupe kriminale dhe me korrupsion shkatërruan pasuritë kombëtare dhe private duke pasuruar veten dhe familjet e tyre në pasuri marramëndese dhe bashkpuntorët e tyre, dje bashkëpuntorë të Sigurimit te Shtetit, sot bashkepuntorë te krimit demo(n)kratik në politikë, media, ekonomi kriminale.
Këta të emeruar të “pluralizmit” të nxjerrë nga gjakrat e menopauzës komuniste, në drejtim të partive dhe shtetit, përdorën dosjet e Sigurimit të Shtetit si peng duke nështëruar dhe një pjesë të mirë të persekutuarve që kishin rënë në rrjetën e bashkëpuntorëve të Sigurimit të Shtetit dhe duke i përdorur këta për fasadën demo(n)kratike.
Këta të emëruar të “pluralizmit” të nxjerrë nga gjakrat e menopauzës komuniste, me qëllim bllokuan ngritjen e institucioneve Demokratike dhe të pavarura, hapsirat demokratike të një rrugë të natyrshme nëpërmjet garës dhe ballafaqimi e debatit politik.
Me rrotacion pushteti ata vepruan si një bandë me dy koka me një zemër dhe më vonë me tre koka (PS-PD-LSI) dhe me disa toça te vegjël si PR-PSD-PDNU e mjaft toça te tjerë.
Sot jemi në këtë pikë ku po diskutojmë dosjet e Sigurimit të Shtetit dhe dekomunistizimin. Kjo sigurisht që duhet bërë edhe pse tepër vonë dhe pa ndonjë efekt për të ndaluar apo rregulluar dëmin dhe humbjen e kohës së këtij 30 vjeçari.
Kam frikë se nuk është ky qëllimi në vetvete, por mbulumi I krimit të këtij 30 vjeçari në ekonomi, pronave, korrupsionit dhe lidhjeve kriminale të politikës me krimin.
Pra thënë ndryshe ndjekim nje tren që ka ikur nga stacioni per mos parë trenin që po merr përpara të ardhëmen e shqiptarëve me korrupsionin galopant, lidhjeve me krimin e organizuar dhe pastrimin e parasë kriminale.
Manipulimi për tu adapotuar në shoqërinë postkomuniste ata që u shërbyen sistemit komunist, është sjellja në rrethin vicioz të bandës politike me tre koka dhe toçave që i shkojnë pas.
Dekomunistizmi dhe hapja dosje të Sigurimit të Shtetit duhet të ishte ezauruar 5-10 vitet e para. Ata që i shërbyen komunizmit, anëtarë partie, bashkëpuntorë të sigurimit të shtetit morën në dorë demokracinë dhe ishin në kontroll politik dhe shtetëror nuk mund ta bënin këtë
Këta ishin thjesht të emëruar. Prandaj kemi këtë gjendje me të kaluarën komuniste. Ne nuk e kemi ballafaquar të shkuarën tonë për ta ndëshkuar. E kemi përdorur si manipulim në demokraci me po të njëjtit njerëz, frymë.
A ka ndonjë dallim mes partive politike të majta e të djathta? JO. Edhe siç flasin, formën, përmbajtjen e kanë tipike komuniste.
Po kështu edhe shkolla tekstet, kultura, letersia, historia vazhdon me elitat e shërbëtorëve te regjimit komunist si modele demo(n)kratike.