12 March, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Editorial

Nga Greta Hoxha: Qeveria në Mal të Zi ra demokratikisht

by News Albania
21/08/2022
in Editorial
0
Nga Greta Hoxha: Qeveria në Mal të Zi ra demokratikisht
88
VIEWS
Share on Facebook

Kuvendi në Podogircë pas disa orë debatesh votoi mocionin e mosbesimit për qeverinë 42 të Malit të Zi, kryeministër i së cilës ishte Zdravko Krivokapiq.

Shqipëri drejto shikimin pak këtu afër, në Mal të Zi! Opozita malazese kërkoi votbesimin e Qeverisë. E provokoi dhe realizoi qëllimin e saj. Shkëlqimi i kryeministrit shqiptar për herë të parë në këtë vend zgjati shumë pak. Në fund të fundit përtej motiveve të votbesimit opozita kudo qoftë ajo këtë mision ka. Për rrëzimin  e qeverisë votuan 43 deputetë, ndërsa kundër ishin 11. Gjithsej  votuan 54 deputetë. Pro votuan të gjitha partitë opozitare, të udhëhequra nga Partia Demokratike e Socialistëve e Millo Gjukanoviqit dhe partitë e koalicionit të deritashëm, Lëvizja Qytetare URA dhe Civis, ndërkaq deputetët nga Fronti Demokratik, ata të Lëvizjes për ndryshime dhe deputetët e Partisë Socialiste popullore nuk ishin të pranishëm gjatë votimit.

Votimi i mocionit i hap rrugë procesit të negociatave për formimin e qeverisë së re. Mocioni i mosbesimit u iniciua nga Levizja URA, udhëheqës i së cilës është zëvendëskryeministri i deritashëm, Dritan Abazoviq.  Ai tha se pas rënies së qeverisë së kryeministrit Krivokapiq do të fillojnë bisedimet për formimin e pushtetit të ri ekzekutiv dhe se janë disa opsione, duke përfshirë edhe zgjedhjet e parakoheshme.

Në seancën e kuvendit u dëgjuan akuza të rënda në adresë të deputetëve të URA-s të cilët u akuzuan për tradhëti. Për Demokratët  ajo që iniciuan ata është në ”kundërshtim me verdiktin e qytetarëve të shprehur më 30 gusht të vitit 2020. Nënkryetari i URA-s,  Millosh Konatar  tha, se të shtunën (5.02) do të fillojnë bisedimet bilaterale për formimin e qeverisë së re, fillimisht me përfaqësuesit e shumicës, e më pas me subjektet e tjera në parlament. Konatar, numri dy i partisë së Dritan Abayoviq, u tha gazetarëve se nuk është folur se kush do të jetë mandatari  i qeverisë së re,  por ai do të dëshironte që në postin e kryeministrit të jetë Dritan Abazoviq.

Zdravko Krivokapiq dhe Dritan Abazoviq

Për deputetët e DPS –it  qeveria e Krivokapiqit ka bërë ç’mos që të shkatërrojë interesat shtetërore të Malit të Zi. Gjatë momentit të votimit të mocionit ndaj qeverisë në rrugët e Podgoricës, veçanërisht pranë ndërtesës së parlamentit,  vëreheshin forca të shtuara policore. Megjithëse situata  duket e qetë interesimi  i ekipeve televizive dhe  gazetarëve ishte shumë i madh, ndaj pritet se cilët do të jenë hapat e ardhëshëm të nismetarëve të votebesimit, respektivisht të Dritan Abazoviq. Menjeherë pas rënies së qeverisë në Podgoricë dhe në disa qytete të tjera të Malit të Zi u festua me fishekzjarë dhe parrulla “e viva Montegero” (Rroftë Mali i Zi). Eshtë për tu thënë se qeveria në këtë vend të vogël me 570 mijë banorë afërsisht ra në mënyre demokratike. Kjo tregon se atje demokracia ështe funksionale dhe opozita ka peshë politike dhe institucionale. Nëse bëjmë një paralelizëm me Shqipërinë tonë del qartazi sa larg është politkbërja shqiptare dhe sa e dobët është në jetën politike parlamentare. Tek ne rotacionet ose nuk ndodhin ose kur ndodhin provokohen trazira dramatike. Kjo ndodh sepse fatkeqësisht polikbërja si e pozitës dhe opozitës shqiptare lë për të dëshiruar në shumë plane. Ne jemi në fazë demokracie dhe sistem demokracie, por kjo demokraci e shpresuar dhe dëshiruar për shqiptarët është ende rrugës. Mali i Zi një shembull për tu marrë shembull nga pozitë-opozia foshnjore SHQIPTARE!

Në foto gazetarja: GRETA HOXHA

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

“Po shënjestrohem si në komunizëm”/ BIRN: Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë

Veliaj kërkon heqjen e “arrestit me burg”, Gjykata Kushtetuese cakton datën për shqyrtimin e ankimit të kryebashkiakut

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Arben Llangozi: ‘Seks në zyrat e Ministrisë së Arsimit’

11/03/2026

Policia e Prishtinës i vë prangat Gjesit

11/03/2026

Editorial nga Vladimir Muçaj: Asgjë e re nga imuniteti!

11/03/2026

Një thirrje publike për kolegët gazetarë!

11/03/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In