12 March, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Editorial

Nga Greta Hoxha: Ku je zoti ministër, Çuçi!?

by News Albania
19/08/2022
in Editorial
0
Nga Greta Hoxha: Ku je zoti ministër, Çuçi!?
354
VIEWS
Share on Facebook

Nga gazetarja&moderatore Greta Hoxha:

Në harkun e 24 orëve të fundit pesë vrasje. Vrasje në Sarandë, vrasje në Elbasan, vrasje në Vlorë, vrasje në Krujë. Secila vrasje sipas raportimeve mediatike dhe informacioneve policore kanë motive nga më të ndryshme. Përtej motiveve të vrasjeve ato ngelen vrasje, humbje jetësh. I ceka përciptas pa u marrë gjerësisht me kronologjinë e cdo vrasje të ndodhur për të dalë diku tjetër në këtë refleksion të shkurtër. Organet ligjzbatuese dhe parandaluese sipas meje nuk funksjonojnë. Janë në gjumë. Ato e kanë humbur forcën e tyre katërcipërisht. Arsyet janë të shumta. Po përmend disa. Segmente dhe kontigjente të burimeve njerëzore në polici janë të paaftë, të inkriminuar dhe të lidhur me elementë kriminal. Ata i njohin problematikët në cdo skutë të qyteteve por nuk veprojnë ligjërisht ndaj tyre. Disa prej frike dhe disa të paguar nëndorë po prej tyre. Shumë policë e shefa policie janë bërë kujdestar të krimit. Një tjetër arsye dhe shkak ka të bëj me humbjen e rolit të policit bazë, atij që mbikqyrë rrugët, lagjet e qytetit. Shumë tipa të tillë policësh u bëjnë karshillëk të fortëve të lagjeve madje pijnë kafe, raki e hanë meze me ata. Ata janë shumë “miq” mes tyre. Tjetër arsye ka të bëj dhe me faktin e mos kallëzimit apo mos dhënie informacioni nga qytetarët. Në shifra minimaliste mund të thuhet se dikush merr telefonin dhe i bie numrit të policisë për të dhënë një situatatë apo rrethanë të mundshme në parandalim të ngjarjeve kriminale. Nuk raportojnë sepse sipas meje pjesa masive e qytetarëve nuk kanë besim tek efikasiteti i policisë. Krimi në shifra të frikshme favorizohet direkt dhe indirekt dhe nga një faktor tjetër. Organet e drejtësisë, prokurori, gjykatë në këtë histori vrasjesh të shumta kanë mëkatet e tyre të mëdha. Godina e Drejtësisë në mijëra raste nuk jep drejtësi. Elementë të kriminalizuar në radhët e drejtësisë përmes shumave marramëndëse ose japin dënime të buta ose i lënë të lirë kriminelët për “mungesë” provash. Kur të “pafajshmit” e kësaj drejtësie të përlyer dalin e bëjnë karshillëk rrugëve dhe lokaleve fillon vetëgjyqësia. Kërcet kallashi në autostradë, në trotuar apo dhe në lokale. Ky është një tmerr që duhet të ndalet! Po kush duhet ta ndal? Kryeministri i vendit Edi Rama thotë: ” Hëngçi kokat e njëri-tjetrit”! Kjo thënie kryeministerore bën të ndodh e kundërta. Po! Siç ka kohë që ndodh dhe siç ndodhi në 24 orët e fundit me 5 të vrarë. Përballë kësaj situate krimi duhet të zgjohet nga gjumi ministri Çuçi, drejtori i policisë Nano , organet ligjzatuese dhe shërbimet inteligjente. Ku është Çuçi, drejtori i policisë së shtetit? Ku janë?! Kush i ka parë?!Është emergjente parandalimi i krimit, është shumë urgjente! Përndryshe cdo ditë e javë do numërojmë të vrarë në Tiranë, Vlorë, Fier, Sarandë e gjithandej. Që të kuptohet thelbi i këtij realiteti ndoshta një ditë (që nuk e dëshirojmë) pushka do kërcasë tek dera e mëkatarve që përmenda më lart…Po, dhe kjo mund të ndodh! Dhe e fundit. Hej shqiptarë i thëritni mëndjes! Nuk vritet robi për një parkim makine! Nuk vritet gjitoni për një fjalë goje! Nuk vritet bashkëfshatari për një dru gardhi! Jeta është e shenjtë, atë e kemi nga zoti. Ai është fuqiploti! Ndëshkimin lërjani zotit derisa të na vij zbatueshëria e LIGJIT! Unë besoj fort se një ditë ndryshe do të vij!.. Shqiptaria e shëndoshë dhe vendi ynë i bekuar meritojnë ndryshimin, meritojnë paqe, ekonomi dhe siguri!

FOTO: GAZETARJA GRETA HOXHA

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

“Po shënjestrohem si në komunizëm”/ BIRN: Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë

Veliaj kërkon heqjen e “arrestit me burg”, Gjykata Kushtetuese cakton datën për shqyrtimin e ankimit të kryebashkiakut

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Arben Llangozi: ‘Seks në zyrat e Ministrisë së Arsimit’

11/03/2026

Policia e Prishtinës i vë prangat Gjesit

11/03/2026

Editorial nga Vladimir Muçaj: Asgjë e re nga imuniteti!

11/03/2026

Një thirrje publike për kolegët gazetarë!

11/03/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In