10 July, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Opinion

Nga Gëzim Zilja: Najada Çomo dhe shenjtorët e spitalit infektiv

by News Albania
August 1, 2020
in Opinion
0
95
VIEWS
Share on Facebook

Dokoreshë Najada Çomo dhe shenjtorët e spitalit infektiv.

Nga Gëzim Zilja

Ndodhi pa pritur dhe papandehur. Lodhje trupore, mungesë humori dhe një temperaturë që nuk e kaloi 38 gradë. Tamponi negativ, por skaneri nxjerr një pneumoni në të dy krahët. Frika e asaj që do të vinte më vonë më përfshiu të gjithin. Urgjent, urgjent, urgjent! Më shumë më trembi doktori i një klinike private, një kokëshqope me përmasat e elefantëve të parqeve të Serengejtit apo Kalaharit, që pasi më bëri grafinë, dukej sikur ishte gati të printonte atë lajmërimin standard: ”Me hidhërim të madh….” Mbasi ma bëri sterrë nuk harroi të shtonte: Te recepsioni duhet të bësh pagesën. Shoqëruar me sirenën e ambulancës, ku llamarinat kërcisnin e ulërinin sikur shtatëqind dreqër hidhnin valle aty brenda, ku asgjë nuk ishte e fiksuar në vendin e vet, dritaret, dyert, ca rrangullina, që shëtisnin lart e poshtë sipas shpejtësisë së makinës dhe pjerrësisë së rrugës. Unë edhe sot habitem, sesi ai grumbull hekurishtesh ecte mbi katër rrota. Më në fund në spitalin ”Shefqet Ndroqi.” Një pritje, kujdes njerëzor i qetë, pa alarm. Edhe një herë skaner, edhe një herë diagnoza: pneumoni, shkaktari i paspecifikuar. Njeriu që rrinte para meje më kujtoi kozmonautin sovjetik Juri Gagarinin, që me anijen e tij kozmike bëri rrotullimin e parë rreth tokës. -Duhet të shkoni pa tjetër te infektivi. Nuk mund t’u mbajmë këtu – më thotë doktoresha. Pastaj shtoi qetësisht. -Po gjithçka do të shkojë mirë. Nuk ka për të ngelur asnjë pasojë. – Kaq doja unë si i sëmurë, një fjalë të mirë. Të gjithë parametrat, pulsi, tensioni, oksigjeni në gjak, m’u normalizuan menjëherë. Rruga nga ”Shefqet Ndroqi” deri te ”Infektivi” u bë e me të njëjtën autombulancë. Autombulancë ramallinë, i thonë disa vlonjatë. Më në fund në spitalin infektiv.Asnjë sekondë e humbur. – Jooo në këmbë, nuk lejohet! Të lutem ulu këtu!- gati më uli me zor një ”kozmonaut” tjetër, në këtë rast infermierja. Fillova të flas për të treguar se jam i fortë e mund të ec. Po nga brenda skafandrit doli një zë urdhërues. – Të lutem ulu në karrocë dhe lëri fjalët! Pas disa minutash gjendem në katin e parë shtrirë në krevat me një alamet shishe serumi, që filloi të rridhte në damarë, duke shpërndarë nëpër gjithë trupin tim të drobitur, lëngun jetëdhënës. Kisha kohë të mendohesha e të filozofoja me veten se frika më kishte kaluar, por ajo dreq shishe ashtu pikë-pikë… – Ndjehesh mirë shef? – Nga zëri duhet të ishte ishte djalë jo më shumë se 30 vjeç. –Mirë jam, mirë- por këtë herë zëri nuk ishte i imi. Kishte tingull tjetër, të dobët, të ngadalshëm dhe të thellë. – Mos fol se nuk të bën mirë!- më këshilloi djaloshi. Quhej Ylber. Në çdo dy orë më maste temperaturën, pulsin, praninë e oksigjenit në gjak, tensionin. Për një çast mendova se po privilegjohesha, por gabova. Nga darka më çuan në katin e tretë. Vapa ishte e padurueshme. Iu ankova një infermiereje. Ajo më dëgjoi me vëmendje e tha: O gjysh, ( sa fjalë e bukur), më shikon mua? Brenda kësaj veshjeje unë rrobat i kam ujë. Dhe të mendoje që ”uniforma” vishej e hiqej me protokoll. E mbylla sqepin. Përsëri serum dhe gjilpëra të mëdha e të vogla. Por ato gra e vajza, (djemtë ishin me kokrra) atje në katin e tretë, nuk i pashë të uleshin një minutë. Me një shpejtësi e qetësi për t’u admiruar shpërndanë ushqimin të ambalazhuar në qeska, (ushqim shumë i mirë) e kuti, të gjitha një përdorimshme, e po ashtu i mblodhën pasi të sëmurët e konsumuan ushqimin.Nata ishte punë e gjitha. Dikush aty ngjitur kollej pa mbarim! Ishte njësoj sikur tre gjahtarë të shtinin njëkohësisht pa pushim. Po kishte dhe të paduruar që orë e çast kërkonin shërbim. Pa u mërzitur, me qetësi e siguri, me veshjen mbrojtëse, ku në shpinë lexoje Ela, Elga, Elda, Silva, (më dukeshin njësoj) dhe emrat e dy djemve të kudogjendur Danieli dhe Aleksandri, ato fëshfëshet e tyre nuk pushuan deri në mëngjes. Turnet u ndërruan shpejt e shpejt e gjithçka filloi nga e para, po me atë ritëm, përkushtim dhe qetësi. Dy episode po përmend të atyre gjashtë ditëve. Sapo dreka ishte shpërndarë drejt meje vjen një grua e vogëlth, veshur me një palë tuta e një bluzë tepër të pëdorur, që ishte shtruar atë mëngjes e më pyet me një zë aq të pakët e të lodhur: -A është shpërndarë dreka? U trondita sepse kuptova gjendjen. Infermierja ia kishte lënë mbi komodinë po ajo e paorientuar nuk e kishte parë. Ishte e vetmja komodinë në atë dhomë që kishte sipër qesen e ushqimit të spitalit dhe asgjë tjetër. Pa infermieren në sy, i tha më falni se nuk e pashë dhe filloi të hante ngadalë. Episodi i dytë një i sëmurë nga ata që mendojnë se të tjerët kanë lindur vetëm pët t’u shërbyer, po kërkonte me britma infermieren. Po unë kisha mbi pesë minuta, që e shikoja sesi në dhomën përballë, ajo po ushqente një grua të moshuar duke i thënë: -Duhet të hash patjetër. Ke dy ditë pa ngrënë. Edhe këtë lugë, edhe këtë… Sakaq shoqja e saj shkoi te i sëmuri që më në fund gjeti ”derman”. Nga ora dhjetë e mëngjesit, kur sapo në damarët e mi ishte derdhur një tjetër shishe me serum u shfaq doktoresha. -Si je ?- më pyeti? Pastaj vazhdoi: Kur të ka filluar? Çfarë ndjen? A ke kollë, frymëmarrja? Dhe në fund: Je i fortë? Mundohesha të depërtoja në fytyrën e saj po veç syve asgjë nuk dalloje dot, asgjë: Sy depërtues, imponues, ngjyrëkafe, që rrezatonin siguri e shpresë. -Mos u mërzit do të dalësh shpejt -më tha duke u larguar. Pastaj, (jo vetëm për mua) u shfaq në orët e vona të pasdites aty (e bënte çdo ditë) në perëndim të diellit. Ishte po ajo pamje me veshje mbrojtëse, por nuk di pse kjo grua m’u duk si një gjeneral me atë uniformë, ku mungonin vetëm yjet mbi spalina. Isha i qetë dhe në uniformë lexova emrin, Najada. Po, ajo ishte shefja e pavionit infektiv Najada Çomo, që luftonte e shpëtontë çdo ditë jetë njerëzish, në një mjedis ku çdo sekond ishe i rrezikuar nga virusi kobëzi. – Ku i keni gjetur këta shenjtorë- i thashë për gjithë përsonelin që shërbente aty. Isha i befasuar dhe shumë i emocionuar nga shërbimi i atyre djemve e vajzave, sepse shpesh na ndodh të dëgjojmë (zot na ruaj!) aq shumë të pavërteta për shërbimin mjekësor?! Unë flas për atë që pashë me sytë e mi. Dhe më shpëtuan disa fjalë të mëdha: -Doktoreshë: duke parë këto vajza e djem unë besoj se Shqipëria një ditë do të bëhet. Dhe ”gjeneral” Çomo mu përgjigj plot sinqeritet dhe siguri: -Po! Ka shpresë. Shqipëria do të bëhet!

Në vitin 1945 në formacionet partizane italiane që luftonin kundër fashizmit mbërriti lajmi se lufta kishte mbaruar. Sandro Pertini (Më vonë president i Italisë) një nga luftëtarët e rezistencës, mbasi sistemoi sendet në çantën e tij, u nis drejt rrugës automobilistike. – Ej Sandro, che stai facendo? Dove vai?- e pyeti një nga shokët… Luftëtari sypatrembur i rezistencës italiane, që lufta e ”kurseu” u përgjigj: – Vado e casa. La guerra e’ finita”. Kështu e përfytyroj unë doktoreshë Najada Çomon dhe gjithë ata heronj e heroina që luftojnë përditë për të shpëtuar jetë njerëzish, duke u përballur me një armik aq të pabesë, të rrezikshëm, të padukshëm. Jo vetëm kaq. Por edhe duke iu kufizuar takimet me njerëzit e dashur dhe jetën private. Pas disa kohësh, (kush e di sa do të zgjasë kjo pandemi?!) kur covidi të jetë mposhtur dhe vdekshmëria të jetë zero, ajo do të zbresë ngadalë shkallët, do të dalë në oborr dhe do të hedhë sytë nga ajo godinë, ku u zhvillua një luftë e egër, e paparë, e padëgjuar, por tashmë e fituar. Si në një film do t’i shfaqen ato qindra ditë e netë të lodhshme, njerëzit e shpëtuar por edhe ata që e humbën betejën me virusin, sepse luftë pa viktima nuk ka. Dikush, ndoshta ndonjë nga shoqet e saj do ta pyesë: -Doktoreshë Najada, ku po shkon? Dhe ajo me zemrën plot, ngadhnjimtare për betejën e fituar, ashtu thjeshtë si bëjnë heronjtë dhe heroinat e vërteta pasi mundin ”bajlozin e zi” dhe shpëtojnë njerëzimin, do të përgjigjet: -Do të shkojë në shtëpi. Lufta mbaroi. Covidi u mund!// Telegraf.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

December 16, 2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

March 17, 2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Nga Luçiano Boçi: Kokë turku për një Republikë pa leje!

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Nga Luçiano Boçi: Kokë turku për një Republikë pa leje!

July 10, 2025

Fier: Vrau efektivin e Forcave Speciale “Shqiponja”, Prokuroria kërkon dënimin me burgim të përjetdhmëm ndaj autorit

July 10, 2025

Bledi Mane: Tek Tv MCN paguhen vetëm Ylli dhe Xama, 60 gazetarë të tjerë 6 muaj pa rroga

July 10, 2025
Rama thumbon Berishën: Gjallë jam unë, po Luli? Shihni në çfarë derexheje mendore janë katandisur, e morën lehtë popullin

Pas kërkesës së Ramës, valë dorëheqjesh në Bashkinë e Durrësit

July 10, 2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In