Faturën e përçarjes e paguan familja dhe ekonomia shqiptare!
25 Qershor 2021!
Receta e pushtetit berishjan ka qënë kryesisht përçarja e familjes, shoqërisë shqiptare. Përçarja e frymëzuar nga partitë pd, ps, lesheli shpk dhe me ndihmën e analëve të medias kanë hedhur në erë këtë shoqëri financiarisht, por edhe njerëzisht.
Përpjekja e vazhdueshme për ta mbajtur gjallë përçarjen nëpërmjet shtypit dhe medias nuk është asgjë tjetër veçse një ligësi dhe akt dashakeqës jo në shërbim të fjalës së lirë, informimit dhe të vërtetës.
Informimi është shërbim! Kjo që keni bërë dhe vazhdoni të bëni është një poshtërsi, krim i organizuar me paramendim.
Ky krim i organizuar mediatik prej tre dekadash ka frymëzuar dhe përhapur gjerësisht ndjenjat dhe sjelljet më të ulta të njeriut si, inferioritetin, superioritetin, gënjeshtrën, abuzimin, mashtrimin, shpërdorimin, manipulimin, fshehjen, fshirjen, tendenciozen, cmirrën, mllefin, urrejtjen, hakmarrjen, padrejtësinë, vrasjet, thashethemin si fakt kundër ligjit dhe drejtësisë.
Përpjekja kriminale e të gjithë faktorëve dhe institucioneve të shoqërisë kanë krijuar një tranzicion çoroditës, mjegullues, përçarës, jokrijues, antishqiptar dhe ç’njerëzor nga të gjitha pikëpamjet jetësore duke u përkthyer në ikje nga sytë këmbët me azile dhe vërtetime të rreme nga shoqata kriminale me vulë partiake.
Nxjerrja e ashtuquajtur sekrete shtetërore nga dosjet, arkivat e tjetërsuara, fafrikuara, rimbushura, rikrijuara, riformuluara plot me shpifje e thashetheme të viteve të fundit kanë sjellë një faturë të madhe pagese për familjen dhe shoqërinë shqiptare.
Kjo faturë e përçarjes e orkestruar nga berishizmi përveç hakmarrjes, vrasjeve kanë sjellë edhe faturën financiare për pagesa nga buxheti i shtetit për të pseudopersekutuar, që ishin kriminelë të rëndomtë, vrasës, hajdutë, pulaxhinj, xhepista e të tjerë si këto, të cilët me paçavure të dyshimta u kthyen brenda natës në të “dënuar politik”. Këta individë së bashku me politikën dhe median konkubinë kanë sjellë një rrënim të ekonomisë shqiptare në tre dekada që nuk po ngre dot kokën deri më sot.
Publiku duhet të dijë se, sekretet shtetërore janë të ndara në disa kategori.
Ka dosje, arkiva, informacione që, klasifikohen sekrete, top sekrete, dhe super top secret dhe në varësi të klasifikimit të tyre bëhet edhe “hapja” e plotë, e pjesëshme, ose kurrë. Ka dosje që mund të hapen në 30/45/75 vjet, në varësi të problematikave që kanë, ose që mund të sjellin me hapjen e tyre shoqërisë dhe marrëdhënieve familjare shoqërore.
Në një shoqëri të vogël, kompakte si vendi ynë hapja plotësisht e dosjeve në një kohë që nuk janë plotësuar kornizat kohore shtojmë që janë manipuluar dhe tjetërsuar në tre dekada, atëherë ky akt nuk i sjell asnjë dobi të vërtetës, fjalës së lirë, informimit.
Koha në të cilën dalin dhe sesi përdoren nga media dhe pushteti ngrejnë pikpyetje për qëllimin e publikimit të tyre.
Shantazhe të pastra politike për pushtet!
- Këto dyshime dhe problematikat që prodhojnë duhet të hetohen nga organet ligjzbatuese për të gjithë hallkën shfrytëzuese të informacionit.
- Kjo do të thotë, hetim i plotë nga roja, nënpunësi deri te drejtori dhe ministri i arkivave, media që i nxjerr pjesërisht, por edhe të deformuara duke u justifikuar me faktorin “kohë” duke larguar përgjegjsinë e fajit dhe krimit.
- Hetim i plotë institucioneve të arkivave/dosjeve të rëndësisë së veçantë dhe marrëdhëniet ndërinstitucionale në shfrytëzim të informacioneve përkatëse.
- Hetim profesional në kryerjen e punës së tyre.
Jemi në dijeni se fatkeqësisht në këto institucione janë vënë përherë veglat e berishizmit, të cilët kanë fshirë, shkruar, qepur e shqepur dosjet sipas interesit personal dhe politikës momentale duke i hapur plagë pa fund shoqërisë shqiptare.
Përditë gazetat e pushtetit nxjerrin emra të dënuarish, (pseudo) persekutuarish, të cilët marrin shpërblime nga xhepi ynë. Heqin nga xhepi i pensionistit, studentit, nxënësit, nënës, fëmijës, kopshteve, shkollave, spitaleve, mbrojtjes, mirëqënies, zhvillimit miliardat e pajistifikuara, por që përdoren për blerjen e votave çdo 2 dhe 4 vjetë në varësi të zgjedhjeve lokale dhe qëndrore.
Ndërkoh që, në të njëjtën gazetë, por në faqen tjetër janë po të njëjtët që u dënuan nga i njëjti sistem për shkelje të të njëjta ligjeve që zbatuan kundër të tjerëve.
Në këtë mënyrë, shtypi, media, analët i krijojnë vetes një pseudo alibi ndaj kritikëve, ligjit dhe së drejtës.
Kjo zallamahi me dosjet dhe me urithët e arkivave, të cilët i njihni tashmë janë 2-3 kokrra të saliut që në një artikull i nxjerrin si katila të sistemit, ndërsa në tjetrin i nxjerrin si të persekutuar të sistemit të mëparshëm. - Kujt i shërben kjo çmëndi dhe lojë e çmendur me këta individë uritha që, nxjerrin pseudopërvoja, pseudodëshmi, pseudosekrete si fakte, por që në fakt janë thashetheme ndërkoh që, shumica e tyre nuk gjenden as në sektorin e shënimeve në dosjet para 90ës?
Kjo përçarje nuk ka qënë as para 90ës kur ju e proklamoni si të tillë, vrastare dhe kriminale. Nëse do të ishte e tillë s’do të mbetej njeri i gjallë në këtë tokë në 5 dekada. Megjithatë atë që ja faturuat atij sistemi e paguat ju pas ’90ës duke e përpjestuar popullsinë e këtij vendi në 1/3 e asaj që shumoi realizmi socialist.
Mashtrimi juaj si në lajme, si në media, si në fabrikime është lemeritës. Por, më vjen mirë vetëm për një gjë se, i nxirrni me emër mbiemër pseudodëshmitë nëpër faqe gazetash dhe fletë dosjesh të përpunuara e rimbushura.
Ky është gabimi juaj, me të cilin manipulim do përballeni me drejtësinë e re.
Nga aspekti im personalofamiljar kam për të thënë përvojën time.
Ashtu siç kam shkruar edhe herë të tjera unë jam rritur në Rrogozhinë te gjyshi dhe gjyshja (nga ana mamit). Gjyshi F. M. ishte komandant policie në Kavajë dhe miqësia ishte me dy familje fqinje. Ai thoshte, dënimin e morën, tani kanë nevojë për njerëz ti mbajnë afër.
Njëri ishte i persekutuar I. L. (ish gjykatës dhe e shoqja ish drejtoresh shkolle, u dërguan, ajo si mësuese ndërsa ai si mashinist treni në Rrogozhinë për dënimin e babait, zyrtar i lartë i sistemit H. L).
Shoqja ime e ngushtë ishte Alida. L mbesa e H. L, me të cilën kam kaluar fëmijërinë time të bukur para ’90ës. Në ato 14 vite jete me Alidën nuk mbaj mënd të kishim ndonjë ndasi, përçarje, hakmarrje, ligësi, sharje ofendim me atë familje pavarësisht vendimit të ligjit të asaj kohe. Dënimi i babait/gjyshit të familjes së tyre nuk ndikoi gjyshin tim të mbante shoqëri/miqësi me ta. Ishim shumë të afërt me njëri tjetrin dhe nuk u morëm me pjesën e dënimit. As atëherë nuk na përçatë, por as tani nuk mundët të na helmonit. Ne sërish, unë mbesë ish komandanti e sekretari dhe ajo mbesë e një ish të dënuari nga ligjet e shtetit të atëhershëm, ishim dhe mbetemi mikesha të ngushta pavarësisht emigrimit (ajo në Francë e unë në Greqi).
Ne repektuam dhe donim njëra tjetrën jo në varësi të dënimit të gjyshit që ishte një detyrim ligjor i tyre, por jo yni si fëmijë.
Pas tre dekada dhjerokracie shqipfolësit duhet të mësohen me thelbin e ligjit dhe drejtësisë. Dënimi ligjor duhet të respektohet dhe si i tillë secili mban përgjegjsi sipas nivelit dhe shkallës së shkeljes.
Ligjet e së Drejtës zbatohen dhe respektohen për të patur harmoni dhe mirqënie sociale, jo frikë e përçarje. Përpjekja për të hapur armiqësi midis këtyre familjeve të të gjitha palëve me thashetheme dhe dëshmi të rreme nuk ndihmojnë, as ish të dënuarit, as pseudopersekutuarit, as politikën, as median.
Politika, arsimi, media duhet të përcjellin te individi se si njerëzit duhet të ndajmë detyrën, punën, shkeljet individuale, vendimin ligjor nga elementet e tjera jetësore. Nëse nuk do bëhej kjo në atë kohë të jeni të sigurtë që nuk do mbetej këmbë shqiptari. Vendimet ligjore të gjykatave nuk interpretohen nga individët, nga askush në asnjë sistem në formë thashethemesh si ushqim përçarës të shoqërisë nëpër analet e medias së pushtetit. Ju kërkoni të mos interpretohen vendimet e gjykatave të tridhjetvjetëve pas 90ës, por interpretoni në mënyrë dashakeqe gjykatat para 7-8 dekadash.
Qëllimi është i dukshëm, vetëm Përçarje për të sunduar mbi shqipfolësit. Prandaj kjo që kanë bërë në tre dekada me lejen e politikës qendrore është një gjenocid kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Të gjithë duhet të mbajnë përgjegjsi, mjaft me justifikimet e thashethemeve të stilit, “m’a tha ai, m’u duk sikur e dëgjova nga dikush, kujtova se ishte e vërtetë e të tjera si këto, e thoshin lart e poshtë kafeneve para 5 dekadave”.
Herët ose vonë të gjithë duhet të përballen me veten dhe hijet e tyre.
Kini kujdes mos ju gllabëron hija në përjetësinë tuaj kafshërore që nuk nxorrët asgjë nga njerëzorja për të kapur të përkrorën.
Helmi dhe vreri juaj që ka filluar para ’90ës nën rrogoz nuk mund të na vëri teposhtë as pas tre dekadash mizorish antishqiptare për përfitime momentale.
Shpagimi është i sigurtë! Drejtësia po afron për të gjithë, çfarë do marifeti që të bëni nëpërmjet manipulimit të strukturave dhe institucioneve shtetërore. Do mbani përgjegjsi për Përçarjen dhe Gjenocidin Shqiptar nga shqipfolës antikombëtar si puna juaj! Garanci!
Do paguani të gjithë pa përjashtim. Ky është vetëm fillimi!
Prandaj nëse i këput të gjitha kokat e berishizmit duke filluar me non grata nga salikmonedlulushi gjithçka tjetër shkon në vendin e vet duke zbatuar ligjin me hir e me pahir nga institucionet e reja të sistemit të ri demokratik.