13 October, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Opinion

Nga Gazment Koduzi: “Demagogji me jetën!”

by News Albania
24/08/2020
in Opinion
0
35
VIEWS
Share on Facebook

“Demagogji me jetën!”, eksperti Gazment Koduzi ngre pikëpyrtjen: U shtuan infermierë të rinj apo po mbushen vendet e infermierëve të larguar nga vendi?!

Sot, Ministri Shëndetësisë deklaroi se 48 infermierë iu bashkuan ekipit të QSUT. Në pamje të parë është një lëvizje për tu përshëndetur sepse ndihmon në ofrimin e kujdesit më cilësor ndaj pacientëve të shtruar në spitalin infektiv dhe trajtohen me covid-19. Por a është me të vërtet rritje e numrit të infermierëve në QSUT apo mbushja e vendeve bosh nga largimi infermierëve? A duhet të gëzohemi për këtë “sukses”? ABSOLUTISHT JO! Qeveria që në krye të herës së situatës me covid-19 ka bërë vetëm demagogji, dhe asnjë masë serioze që ti paraprijë ose zgjidh problemet që paraqet situata. Një prej shumë elementëve që ka ceduar në cilësinë e kujdesit shëndetësor ndaj pacientëve të shtruar në spitalet covid ka qenë kujdesi infermieror. Kjo, jo për fajin e infermiereve që shërbejnë natë e ditë me një ngarkesë skllavërore, por për shkak të pamundësisë fizike dhe kohore për ta kryer detyrën si duhet. Informacionet thonë që në Sauk janë 4 infermiere për një pavion me 37 pacientë, ku gjysma e krevatëve janë semiintensivë, pra 1 infermiere për 9 pacientë. Kjo infermiere duhet të kujdeset për higjenën e tyre, t’i ushqejë, ‘tu japin mjekimin, si dhe të kujdesen për parametrat jetësorë, të kujdesen për maskën nëse janë me apart C-PAP ( që aktualisht plotësojnë vetëm 40% të nevojave, pra kanë nevojë për më shumë C PAP) apo për burimet e oksigjenit. A mund të na thojë Ministri sesa prej 50 infermiereve që dërgoi në Sauk disa javë më parë kanë qendruar në detyrë? Gojët e liga thonë që shumica ja mbathën që ditët e para kur panë kushtet në tëcilat punohej, dhe sot kanë ngelur më pak se 16 veta. A kryen kujdes cilësor 1 infermiere për 9 pacientë? A I pyetën kolegët italianë që erdhën se sa ishte raporti pacient infermier për një kujdes cilësor? Në itali kanë një raport 1 pacient/ 2 infermierë për pacientët covid, për të dhënë kujdes cilësor. Në Shqipëri sot janë 151 pacientë të shtruar që duhet të kishin në dispozicion 151 x 2 infermiere x 3 turne= 906 infermiere në të dy spitalet. Kot sa I pyes, sepse këtë llogari nuk e kryen asnjë, sepse Komiteti nuk ka asnjë planifikues apo menaxher shëndetësor në përbërje. Sot janë pa punë rreth 4000 infermierë në Shqipëri, dhe mjafton vetëm dëshira dhe vizioni për ti punësuar. Do të quhej një arritje, nëse Ministri do të thoshte që arritën standartin e kujdesit cilësor ndaj pacientëve duke vënë në dispozion 906 infermierë. Cdo fjalë apo veprim tjetër është vetëm demagogji me jetën e shqiptarëve.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania