10 October, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Nga Gazmend Krasniqi: Arshi Pipa për Kadarenë

by News Albania
01/08/2020
in Kronikë
0
44
VIEWS
Share on Facebook

Gazmend Krasniqi/

Në korrik të vitit 1992, kur Arshi Pipa, pas shumë viteve emigrimi, u kthye për herë të parë në Shkodër, i kam marrë një intervistë për gazetën lokale “Shkodra” (16 korrik 1992).
Në rreth dy faqe gazete, ai ka folur për Shkodrën, demokracinë, realizmin socialist, për interesat e momentit, gjuhën e njësuar shqipe, për çështjen e Kosovës. Kishte kohë që qarkullonte libri i Kadaresë, “Ftesë në studio”, por unë nuk i kisha përgatitur asnjë pyetje për raportin e tij me Kadarenë. Më dukej se gjakrat qenë shumë të nxehta për këto lloj pyetjesh. Siç shihet në këtë ekstrakt nga intervista, në fund fare ai hyri vetë në këtë temë. Po mu atëherë kur unë mora qëndrimin drejt në karrige – intervista u bë te familjarët e tij, familja Kalakula – kaseta mbaroi. No coment.

Cilët autorë kanë ndikuar në formimin tuaj? A ka ndonjë element të përbashkët, diçka që i lidhte ata?

Ka diçka të përbashkët: ky asht universialiteti. Kam insistu në veprën e autorëve të mëdhaj si Dante, Gëte. Në filozofi më pëlqen Spinoza. Në përgjithësi kontaktet spirituale i kam pasë me kulturën klasike. Kur isha në Sarajevë, kam përkthye lirikët latinë. Kam lexu e komentu të tjerë poetë të mëdhaj. Kam botu në italisht e anglisht nji vepër për Montalen, ku e krahasoj atë me Danten. Libri quhet “Montale e Dante”. Me këtë autor e kam fillu karrierën edhe në Amerikë. Ky autor, qi i përket hermetizmit, më ka ndihmu me zbërthy Kadarenë.

Atëherë, profesor, t’ju pyesim për Kadarenë? Është Kadareja një shkrimtar i madh?

Po, sigurisht. Veçse kohët e fundit ka nji ramje politike e morale. Gazeta kryesore gjermane “Algemainen caitung” në nji shkrim të saj e dërmon fare.

Ju keni marrë pjesë në përkthimin e romanit “Kronikë në gur” në anglisht.

Po, këtë punë e kryem bashkë me nji vajzë. Jam i mendimit se përkthimi ndihmon në perfeksionin e nji gjuhe të huej, dhe ia rekomandova asaj vajze. Donin emrin tem në përkthimin e librit, po unë nuk pranova, dhe mbeti vetëm emri i asaj vajze.

Ky është libri më mirë i Kadaresë?

Mendoj se kjo asht kryevepra e tij.

Fotografia e Gazmend Krasniqi
Fotografia e Gazmend Krasniqi
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania