3 June, 2023
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Opinion

Nga Freard Rista: Besa Shahini, modeli ha, mer dhe ik!..

by News Albania
September 12, 2020
in Opinion
0
18
VIEWS
Share on Facebook

𝐁𝐞𝐬𝐚 𝐒𝐡𝐚𝐡𝐢𝐧𝐢, 𝐦𝐨𝐝𝐞𝐥𝐢 𝐡𝐚, 𝐦𝐞𝐫𝐫 𝐝𝐡𝐞 𝐢𝐤!

𝐍𝐠𝐚 𝐅𝐫𝐞𝐚𝐫𝐝 𝐑𝐢𝐬𝐭𝐚

Para pak ditësh, në një intervistë për gazetaren Ilva Tare, ministrja e Arsimit Besa Shahini njoftoi dy gjëra për të “të rëndësishme”. Ajo tha se do të jetë në detyrën e ministres deri në fund të mandatit, pra Prill 2021, dhe se më pas do të largohet edhe nga Shqipëria.

Dy vendime, dy njoftime, dy mesazhe këto që në thelb nuk transmetojnë asnjë gjë pozitive në opinion tonë publik (sidomos tek të rinjtë), madje mund të konsiderohen si vendime dezertorësh. Si ai ushtari që kur e sheh me sytë e tij rrezikun thërret “o burra të shpëtoj kokën”. Si ajo dhelpra që kur nuk i kapi dot rrushtë tha se janë të papjekur.

Mos ndoshta dhe ministrja e kuptoi, që si ta deklaronte si jo dorëheqjen, e ikur ishte? Sidoqoftë, mund të na i kishte kursyer deklaratat e saj jo-shpresdhënëse. I marrim të dyja të ndara.

“𝐍𝐮𝐤 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐣𝐞𝐦 𝐦𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐝𝐞𝐭𝐲𝐫𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐟𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐚𝐧𝐝𝐚𝐭𝐢𝐭”

Shahini u bë e para kuadro që hapi lojën e serisë së largimeve që pritet të ndodhin në qeverinë Rama, duke ia pasuar topin Sandër Lleshajt. Në një farë mënyre i “dogji” dhe ekskluzivitetin kryeministrit për ta bërë ai vetë një njoftim kaq “të trishtë”.

Deklaratën e bëri në një moment tepër delikat, vetëm një javë para se të fillojë shkolla, ndërkohë që pati premtuar shumë dhe gjatë gjithë kësaj periudhe prindërit ishin në ankth për mbarëvajtjen, për kushtet dhe higjienën që do të aplikohej në shkolla, kopshte e çerdhe. Përfshirë këtu dhe stresin që kanë kaluar fëmijët gjatë kohës së karantinës nga marsi deri në fund të majit.

Si mundet që të vish në shtetin amë, të bësh thuajse ç’të duash, përveç asaj që realisht duhet bërë, dhe të thuash tani do të iki se u mërzita?!

Të jetosh mes të mirave dhe luksit (siç bëjnë të gjithë ministrat), të turbullosh ujërat, të mos marrësh asnjë vendim ndërkohë që nëpër shkollat e Shqipërisë skandalet seksuale tronditën opinion publik, kur nxënësit luanin me njeri-tjetrin me substanca helmuese e përgjegjësit rrinin duarkryq! Kur maturantët dolën në rrugë dhe protestonin për tezat nul të maturës shtetërore, e ministria as e vuri ujin në zjarr, dhe pse Turi u bë personazh publik pa ekzistuar fare.

Çfarë mesazhi marrin nga kjo deklaratë të rinjtë që duan të angazhohen në politikë? Që të ministrojmë 4 vjet e të kthehemi në shtëpi me duar në xhepa e xhepat plot, pa bërë asgjë për brezin e ardhshëm? Të zhytemi 4 vjet në llumin e allishverishteve të politikës e më pas të ikim pa të keq si i bukuri shejtan?

E nderuar znj.ministre, nuk të detyron askush të qendrosh me zor, madje i bindur them se shumë mezi e kanë pritur largimin tuaj, por na i kurse teatrot.

“𝐃𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐥𝐚𝐫𝐠𝐨𝐡𝐞𝐦 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢𝐚”

Një deklaratë e sinqertë kjo e ministres Shahini, por edhe këtë mund të na e kishte kursyer. Duke e ditur realitetin tepër problematik dhe shqetësues social-kulturor të vendit tonë, që nis me eksodin e viteve 90’ dhe vazhdon ende sot me shifra të frikshme, ministrja me këtë deklaratë ka përforcuar vendimin e çdo të riu dhe të reje për të ikur nga vendi.

Shqiptarët sot duan shpresë, duan zgjidhje, që të qendrojnë në vendin e tyre e mos të largohen si të ishte zonë lufte. Shqiptarët duan fjalë optimiste, jo deklarata dezertorësh.

Është një mesazh trishtues për gjithë rininë shqiptare. Fatkeqësisht është një argument i mirë se pse ikin të rinjtë e sotëm. Kur ikin ministrat, deputetët, mjekët apo ekonomistët, çfarë pret nga një qytetar i thjeshtë që nuk e ka pasur “fatin” shok të jetës?

Të ikësh në këtë mënyrë është e turpshme dhe burracake, pasi ke përgjegjësi jo vetëm morale, por edhe ligjore, për sa kohë pranon të jesh në krye të një ministrie kaq të rëndësishme, saç është ajo e Arsimit.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window)
  • Click to share on Facebook (Opens in new window)
  • Click to share on Twitter (Opens in new window)
Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

April 2, 2022
Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

September 18, 2021
Sherret gjatë BBV i “kushtojnë” vendin e punës Zhaklin Lekatarit

Sherret gjatë BBV i “kushtojnë” vendin e punës Zhaklin Lekatarit

0

Kiev: Vajza goditet live nga raketa ruse

0

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0
Sherret gjatë BBV i “kushtojnë” vendin e punës Zhaklin Lekatarit

Sherret gjatë BBV i “kushtojnë” vendin e punës Zhaklin Lekatarit

June 3, 2023
Tragjike/ Babai 86-vjeçar, masakron të bijën në Itali

Tragjike/ Babai 86-vjeçar, masakron të bijën në Itali

June 3, 2023
Sarandë: Ky është “Radari” që u futi thikën dy qytetarëve (FOTO)

Sarandë: Ky është “Radari” që u futi thikën dy qytetarëve (FOTO)

June 3, 2023
Bulqizë: 50 qytetarë përfundojnë në spital

Bulqizë: 50 qytetarë përfundojnë në spital

June 3, 2023

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka

Adresa
Pranë teatrit "Bylis"

Copyright © 2022 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2022 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In