Berisha VS Basha dhe provat!
#
Prova, prova, prova! Te gjithe kerkojne prova!
Por prova ne kuptimin e ligjor te fjales mos prisni se nuk keni per te pare ndonjehere! Nuk eshte USA qe bene pergjime, siguron pamje filmike, deshmi etj etj, qe ti publikoje per te interesuarit! Edhe sikur ti kete siguruar te gjitha keto nuk do dalin kurr! Une jam me ju per faktin se cdo person eshte i pfajshem perderisa nuk ka nje vendim te formes se prere! Edhe ne ceshtje penale nuk mund te denohesh me thashetheme! Por ky vendimi i ketyre ketej eshte administrative dhe politike (qe e thone pse)! Kete reagim timin, mos e merreni sikur po i bej avokatin ketyre se keta nuk kane nevoj jo per mua por as per shume ju andej!
#
Sali Berisha per te cilin kerkoni prova ka shume kusure (pa i heq meritat edhe per gjerat e mira)! E te fillosh te numerosh kusuret nuk del hapesire ketu! Vetem gjerat e medha jane shume dhe te qeverise 8 vjecare pa i hy para vitit 1997! Edhe keta pas vitit 2005 jane shume, si rasti flagrant i Tacit me ARMO-n apo edhe dhuratat qe bente ai per fondacionin e gruas se tij! Tentim blerja e ALBPETROL-it dhe garancia 80 mln $! Mos me thoni qe ishin donacion!! Abuzimet me projektet per llogari te Fazliçit me kompanit e tij (studio e vajzes me %)! Gerdeci dhe implikimi i baxhanakut dhe djalit (ne shkresen e firmosur nga Ministri Bumci per Shkelzenin)! Kontrolli i lojrave te fatit dhe perfitimet e perfolura te djalit te tij! Ngjarja e 21 janarit dhe vrasja me arme e qytetareve demonstrues! Puna “profesionale” e vajzes dhe djalit si dhe pasurimi i tyre vetem ne kohen e qeverisjes nga babai etj etj! Per te gjitha keto nuk ka nje hetim penal, se cili prokuror kishte guxim te niste nje hetim ndaj Berishes! Asnje!
#
Por a ka prova edhe per Lulzim Bashen e perfshirjen e tij ne korrupsion te larte (sic thone keta ketej)! Ky eshte edhe me rend mendoje une! Pasi ndaj tij kishte dy hetime penal! Njeri nga prokurori A.Kraja (sot shefi i SPAK-ut) per korrupsionin ne “Rrugen e Kombit” dhe çuditerisht e harroje ne sirtare duke pushuar me procedure! E rasti tjeter eshte ndjekja e tij penale per lobimin me fonde ruse ne USA, qe FBI-ja ka dosjen e tij, pasi mori per llogari te prokurorise shqiptare deshmine e lobisit Murrizi (deshmi qe nuk u dorezua kurr zyrtarishte ne Shqiperi)! Vec ketyre, rasti i nenshkrimit te marrvveshjes se detit me autoritetet greke qe u shpall antikushtetuese! Apo ceshtja e 21 janarit ku u vrane demontrues dhe ai mbante detyren e M.Brendshem! Ose rastet e implikimeve te tij (me ndertues etj) ne shitjen e lejeve te ndertimit deri ne ate pike sa i dha leje vetes!! Etj etj
#
Pra meqense nuk kemi nje denim fajesie ata mbeten te pafajshem! Por mos harroni ne Shqiperi te gjithe thone “i korruptuar” etj por shteti “nuk do” te gjej prova dhe keta livadhisin! Sepse vetem ne pasurin e tyre te kontrollosh me standartin e Vetingut, keta jane ne kokerr te burgut!
Keto dy i rendita jo per faktin se Rama nuk eshte i perfshire! Edhe ai ka shume kusure, me tonelata, sidomos keto 9 vitet e qeverisjes (edhe dosje ne FBI-i) por thjesht si ka ardhur radha akoma, sic nuk i ka ardhur koha edhe Bashes!