Festat e Fundvitit në kopshtet e Elbasanit si Minispektakle talentesh
-Krishtlindjet dhe Viti i Ri janë festat më të bukura të gjithë vitit të cilat më shumë i shijojnë fëmijët .Në kopshtet publike të qytetit të Elbasanit këto festa në këtë prag Krishtlindje dhe Vitit të ri 2024 i ngjanin minispektakleve të talenteve .Ato u organizuan me shumë kujdes dhe me qëllimin që të ishin jo vetëm argëtuese por edhe disi ndryshe nga tradicionalja.Si zakonisht atmosfera ishte e mrekullueshme dhe është shoqëruar me rituale të veçanta në çdo kopësht duke e kthyer festën në minispektakël.Të gjitha këto zgjedhje në organizinin e festave u bëjnë shumë mirë fëmijëve i rrisin, i forcojnë, i shtojnë besimin në veten e tyre u shprehën edukatoret të cilat ishin kujdesur shumë që me fëmijët e kopshteve të bëheshin prova kërcimi, vallëzimi , këndimi e aktrimi që festat e këtij fundviti të ktheheshin në minispektale .Gjatë festimeve u evidentua impenjimi i jashtëzakonshëm i vogëlushëve teksa këndonin , kërcenin, recitonin, imitonin e aktronin dhe në fund duke shijuar dhuratat e Babagjyshit të Vitit të Ri.